Automjetet Elektrike

Nelt avatar Nelt 16.04.2021.

Author: Ljubomir Jovanoviq, Facility Manager of Nelt Group

A e dini se çfarë kanë të përbashkët njëri nga prodhuesit më të njohur të fshesave elektrike, të pajisjeve celulare dhe një sipërmarrës i suksesshëm amerikan? Të gjithë, në vitet e fundit, janë të interesuar për prodhimin dhe shitjen e automjeteve elektrike.

Dyson është prodhues i njohur për fshesat e veta elektrike, dhe kompaninë e udhëheq investitori britanik Sir James Dyson. Strategjia e tyre e vitit 2016 në lidhje me prodhimin e automjeteve elektrike ishte bartëse e një investimi të planifikuar prej mbi 2 miliardë eurosh. Vizioni ishte që të bëjnë automjet “radikal dhe ndryshe”, dhe objektivi ishin përdoruesit specifik. Në tetor të vitit 2018, ishte planifikuar ndërtimi i një fabrike me lokacion në Singapor, ndërsa automjetet e para janë parashikuar për vitin 2021. Në projekt kanë marrë pjesë 523 punonjës në Mbretëri të Bashkuar dhe Singapor. Sidoqoftë, u vendos që të hiqet dorë për shkak të mundësive të pamjaftueshme për sukses komercial.

Një nga prodhuesit më të famshëm në botë i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera portative ka projektin e vet në fushën e automjeteve elektrike të quajtur “Titan”. Ai përfshin hulumtimin dhe zhvillimin me rreth 5.000 punonjës që nga viti 2018. Sipas një raporti të BBC nga ai vit, Apple kishte 66 automjete të regjistruara nga prodhimi i vet ose automjete të përpunuara në impiantet e tyre. Vitin e kaluar, ata konfirmuan se po punojnë në zhvillimin e harduerit, softuerit dhe shërbimeve nga kjo fushë, me qëllim të kooperimit me prodhuesit e automjeteve, në mënyrë që të përfitohen automjete elektrike me mundësinë e drejtimit të pavarur pa pjesëmarrjen e shoferëve.

Suksesin më të madh në dëshirën e tij për të prodhuar dhe furnizuar automjete elektrike e ka pasur sipërmarrësi amerikan Elon Musk. Tesla Motors u themelua në vitin 2003 nga Martin Eberhard dhe Mark Tarpening, ndërsa duke investuar në zhvillimin e kompanisë, në vitin 2004, Elon Musk u bë Kryesues i Bordit të Drejtorëve. Me kalimin e viteve, Tesla është bërë prodhuesi kryesor i baterive me litiumjon si dhe automjeteve elektrike. Me zhvillimin e distribucionit në Amerikë dhe në pjesën tjetër të botës, Tesla zgjeroi në mënyrë aktive rrjetin e supermbushësve të automjeteve elektrike, duke siguruar kështu mbushje të shpejtë falas. Aktualisht, projektimi dhe prodhimi i automjeteve dhe baterive zhvillohet në 5 lokacione në botë. Vitin e kaluar, ata shitën rreth 500 mijë automjete elektrike, që është një rritje prej 35.8% krahasuar me vitin 2019. Arsyeja kryesore e suksesit të Tesla, por edhe interesimi i shumë prodhuesve të automjeteve, është nevoja për të zvogëluar emetimet e gazrave të dëmshme. Përdorimi i lëndëve djegëse fosile për punën e automjeteve përbën një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin e njeriut dhe shkatërrimin e mjedisit jetësor. Si rezultat i hulumtimeve shkencore janë shfaqur shumë iniciativa dhe është paralajmëruar ndalim i trafikut të automjeteve me shtytje nga lëndët djegëse fosile në shumë qytete evropiane deri në vitin 2024.

Shtatë prodhuesit më të mëdhenj tëkamionëve Daimler, Scania, Man, Volvo, Daf, Iveco dhe Ford kanë paralajmëruar ndërprerje në faza të prodhimit të automjeteve me motorë klasikë deri në vitin 2040 dhe kalim në karburante alternative pa emetime të gazrave të dëmshme. Iniciativat janë vetëm pjesë e asaj që është nisur në vitet e mëparshme dhe është vërejtur një rritje e pjesëmarrjes së automjeteve elektrike, në të cilën vendet në veri të Evropës po bëjnë përparim serioz.

Arsyeja kryesore për rritjen e automjeteve të shitura me shtytje alternative, përveç ndalimeve të paralajmëruara ose aktive të trafikut, janë lehtësimet që po bëhen në disa vende, dhe ato kanë të bëjnë me subvencione gjatë blerjes, regjistrimit, heqjes së tarifave rrugore për këto automjete dhe të ngjashme. Në vitin 2020, edhe në Serbi, u morën vendime për subvencione për blerjen e automjeteve elektrike dhe hibride.

Për blerjen e automjeteve elektrike të pasagjerëve me maksimum nëntë ulëse dhe kamionëve të lehtë elektrik, ju keni të drejtë për një subvencion prej 5.000 eurosh. Për blerjen e automjeteve me autonomi të zgjeruar të lëvizjes (plug-in), jepet një subvencion prej 3.500 eurosh, ndërsa për automjetet hibride 2.500 euro. Për moped dhe triçikletë të lehtë jepet subvencioni prej 250 eurosh, ndërsa për motoçikleta 500 euro. Sidoqoftë, këto automjete janë ende më pak të blera, dhe arsyet janë distanca me një mbushje nuk i kalon 300 km, numri i pamjaftueshëm i mbushësve të shpejtë në të gjitha rajonet, si dhe çmimi i lartë i këtyre automjeteve. Nëse nuk keni mundësi për këtë lloj të shtytjes, një alternativë ndaj dizelit dhe benzinës që ka emetime më të ulëta të gazrave të dëmshme është akoma gazi i lëngshëm i naftës (LPG) ose gazi natyror i kompresuar (CNG). Nelt, në flotën e vet, ka një numër të madh të automjeteve të pasagjerëve me shtytje me LPG dhe ka një numër të caktuar me shtytje me CNG që është treguar si karburant i përshtatshëm si për furgonë ashtu edhe për kamionë. Pritet që në vitet e ardhshme, përveç shtytjes elektrike, të zhvillohen lloje të tjera të karburanteve që kontribuojnë në zvogëlimin e emisioneve të gazrave të dëmshme.