Bëhu ruajtës i mjedisit jetësor

Nelt avatar Nelt 12.02.2021.

Author: Nada Stamatoviq, Specialiste për Komunikime të Korporatës të Grupit Nelt

Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë po flitet për rritjen e ndotjes së ajrit në rajonin tonë, por edhe në botë. Kur njerëzit mendojnë për ndotjen e ajrit, shumica menjëherë imagjinojnë smogun e fortë që kaplon qytetet dhe impiantet industriale. Kjo është forma e parë dhe më e dukshme e ndotjes së ajrit, por nuk është e vetmja. Unë do ta filloj këtë tekst duke përcaktuar termin “ndotja e ajrit” në një nivel më të gjerë. Ndotja e ajrit në përkufizimin e vet më themelor është futja e substancave të dëmshme në atmosferën e tokës. Është e rëndësishme që të kuptojmë plotësisht shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet e mundshme të ndotjes së ajrit në mënyrë që të veprojmë me përgjegjësi dhe të mbrojmë mjedisin tonë jetësor por edhe të gjithë planetin, si individë dhe si kompani.

SHKAQET

Shkaqet e ndotjes së ajrit janë të shumta. Duke lexuar literaturë të ndryshme, u përpoqa t’i kategorizoj ato në një nivel më të përgjithshëm. Unë do t’i përmendi të gjitha, por do t’i kushtoj vëmendje të veçantë atyre në të cilat Nelt ndikon me afarizmin e vet, duke u përpjekur të zvogëlojë ndikimin e vet me zbatimin e iniciativave të shumta.

Gazrat e shkarkuara të automjeteve – burimi numër një i ndotjes së ajrit në zonat urbane janë gazrat e shkarkuara të automjeteve që lëshojnë sasi të mëdha të monoksidit të karbonit.

Termocentralet me karburante fosile – gjatë procesit të djegies, lirohen kimikate të tilla si dyoksidi i squfurit, të cilat shkojnë drejt në atmosferë. Këto lloje ndotësish reagojnë me molekulat e ujit duke prodhuar atë që njihet si shiu acid. Kjo është një nga arsyet pse burimet alternative të energjisë, të tilla si bërthamore, diellore dhe era, janë duke u hulumtuar në mënyrë më të detajuar. Ato priren të lëshojnë shumë më pak ndotës në mjedis për të prodhuar sasi ekuivalente të energjisë.

Gazrat e shkarkuara nga impiantet industriale dhe fabrikat.

Aktivitetet ndërtimore dhe bujqësore.

Shkaqet natyrore – vullkanet, zjarret në pyje dhe stuhitë e pluhurit krijohen në natyrë si ngjarje që hedhin një sasi të madhe të ndotjes së ajrit në mjedis.

Aktivitetet shtëpiake – shpesh është më e lehtë të konsiderohet ndotja e hapësirave të jashtme si një rrezik kryesor në një shkallë të gjerë, por mos lini anash aktivitetet e vogla ditore që gjithashtu ndikojnë në shëndetin tonë. Kimikatet e zakonshme shtëpiake, veçanërisht zbardhuesit, pa ajrosje të duhur, janë burimi kryesor i ndotjes së ajrit në hapësira të brendshme. Pirja e duhanit duke përdorur cigare dhe puro gjithashtu çliron ndotës toksikë në ajër.

PASOJAT – EFEKTET E DËMSHME

Tani që i dimë fajtorët e ndotjes së ajrit, duhet të shohim efektet e dëmshme. Duke prishur baraspeshën e gazrave natyrorë që përbëjnë atmosferën e tokës, shkatërrohet shtresa e ozonit dhe rritet shkalla e ngrohjes globale. A mund t’i shihni problemet që mund të shkaktojë kjo? Para së gjithash, duhet të merret parasysh faktori i shëndetit të njeriut. Nëse njerëzit janë në rrezik, atëherë edhe format e tjera të jetës së egër dhe qeniet organike janë në rrezik. Pastaj aty janë efektet në planet dhe atmosferën e tij.

ZGJIDHJET

Kuptimi i shkaqeve dhe pasojave është i rëndësishëm në mënyrë që të përcaktojmë se si të luftojmë më mirë ndotjen. Ne mund t’i klasifikojmë ato si më poshtë:

– Minimizimi i përdorimit të automjeteve me karburante fosile

– Planifikimi dhe optimizimi i konsumit të energjisë

– Nxitja e përdorimit të energjisë së pastër

– Riciklimi

INICIATIVAT E NELT PËR TË ZVOGËLUAR NDIKIMET E DËMSHME NË MJEDIS

Minimizimi i përdorimit të automjeteve me karburanteve fosile – Duke pasur parasysh natyrën e veprimtarisë kryesore, ndikimi më i madh mjedisor i Nelt është përmes transportit – ndërkombëtar dhe vendas. Duke optimizuar rrugët, me prokurimin e automjeteve sipas kritereve të shfrytëzimit optimal të hapësirës së ngarkesës dhe fuqisë së nevojshme për të kryer detyrën e punës, ndikohet në zvogëlimin e konsumit të karburantit. Në Serbi, në vitin 2017, u zbatua projekti Eko vozitja ku shpërblehen shoferët me stilin më ekonomik të vozitjes, dhe në vitin 2019, ky projekt u aplikua në tregjet e tjera ku operon Nelt. Në Serbi, në vitin 2015, u nis projekti i zbatimit të automjeteve me shtytje nga gazi natyror i kompresuar – CNG, në mënyrë që të testohet ky karburant alternativ që të sigurojë një transport më të pastër, më të sigurt dhe me kosto shpenzuese me efikase. Megjithëse është fjala për karburant fosili, ai paraqet karburantin më të pastër të atij lloji. Tani për tani, në flotën e Nelt janë 17 automjete me shtytje me CNG – 15 për nevojat e shitjeve në terren dhe 2 kamionë për dërgimin e mallrave te blerësit, të futur në përdorim në fillim të vitit 2019. Me sigurimin e infrastrukturës më të mirë për furnizimin e këtij lloji të karburantit, plani është që të rritet më tej numri i këtyre automjeteve.

Planifikimi dhe optimizimi i konsumit të energjisë – Përveç transportit, konsumi i konsiderueshëm i energjisë vjen nga përdorimi i gazit natyror për ngrohje, si dhe nga konsumi i energjisë elektrike. Në periudhën e viteve 2018 dhe 2019, filloi përdorimi i infrastrukturës, në të cilën Grupi Nelt investoi 15 milion euro. Këto janë “magazina inteligjente”, njëra në qendrën qendrore të distribucionit dhe logjistikës në Dobanovci (Serbi) dhe tjetra në Sarajevën Lindore (Bosnjë dhe Hercegovinë). Objektet në të dy vendet janë projektuar dhe ndërtuar në përputhje me teknologjitë më të fundit që mundësojnë optimizimin dhe zvogëlimin e konsumit të energjisë dhe monitorimin e proceseve që ndodhin brenda objekteve.

Futja në përdorim e sistemit SCADA në vitin 2015, kontribuoi në optimizimin e përdorimit të gazit, dhe kështu edhe në uljen e përgjithshme të konsumit të energjisë. Në mënyrë që të optimizohen dhe përmirësohen më tej proceset, pajisjet dhe sensorët e rinj inteligjentë janë shtuar në sistemin SCADA me kalimin e kohës, duke kontribuar në ulje të reja të ndikimit në gjurmën e karbonit të kompanisë. U lidhën elementet e sistemit, të cilët në mënyrë të pavarur monitorojnë temperaturën e brendshme dhe të jashtme dhe vendosin se kur duhet të aktivizohen sisteme të caktuara. Kjo ka sjellë uljen e konsumit të energjisë për ngrohje, ftohje dhe ventilim në magazina. Është përsosur në atë masë që, nëse është e nevojshme, përdoret ajri i jashtëm për të siguruar kushtet e dëshiruara në hapësirën e magazinimit. Gjithashtu janë instaluar sensorë të temperaturës dhe lagështisë, të cilët sistemi mund t’i raportojë në formën e një pasqyre tabelore të madhësive të matura. Është gjithashtu e mundur të dërgohet njoftime me SMS për personat përgjegjës në Grupin Nelt në rast të situatave që kërkojnë një reagim urgjente. Një nga iniciativat e Grupit Nelt që zbatohet në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike është futja e ndriçimit me teknologjinë LED.

Riciklimi – menaxhimi sistemik i mbetjeve të paketimit. Me pjesëmarrjen e kompanisë sonë në sistemin e operatorëve të menaxhimit të mbetjeve të paketimit, zvogëlohet sasia e mbetjeve të paketimit që përfundojnë në deponi dhe kështu zvogëlohet sasia e emetimeve të CO2. Me realizimin në vitin 2019, Nelt, në partneritet me operatorin Sekopak, siguroi ripërdorimin e 2.272,714 tonë të mbeturinave të mbledhura. Kjo tejkaloi objektivat e riciklimit kombëtar të vitit të kaluar. Kursimet e emetimit të CO2 janë në nivelin e 864,74 tonë dhe pothuajse janë dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Përveç menaxhimit sistemik të rrjedhave të mbeturinave, të gjithë ne në Nelt kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit, nga kolegët dhe koleget në magazinë, të cilët mbledhin dhe ndajnë mbeturinat gjatë përgatitjes së mallrave për distribucion deri te punonjësit në zyra të cilët përdorin ndarësit e vendosur në ndërtesa dhe vendet e riciklimit të vendosura në qendrave të distribucionit dhe logjistikës së Nelt në Dobanovci, Nish, Novi Sad dhe Kralevë. Mbeturinat e klasifikuara në këtë mënyrë, së bashku me mbeturinat e paketimit të krijuara nga procesi i punës së magazinës, grumbullohen dhe shtypen në eko-oborr, të vendosur pranë Sallës 2 në Dobanovci.

PËRFUNDIM – Kam renditur shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet e zakonshme të ndotjes së ajrit. Përveç kompanisë, ne si individë mund të bëjmë zgjedhjen për të vozitur automjete më pak toksike. Mund të zgjedhim vetë se sa energji konsumojmë çdo ditë. Gjithashtu mund të vendosim të ripërdorim materialet e vjetra në vend që t’i hedhim ato në mjedis. Ndotja e ajrit mund të ketë pasoja shkatërruese për trupat tanë dhe planetin. Cilat janë mendimet tuaja për këtë temë?