Data Science, çfarë është kjo?

Nelt avatar Nelt 20.12.2019.

Author: Miloš Došlov, Head of SAP BI & Reporting excellence, Nelt Group

Data Science është fjalë në modë e përmendur shpesh në botën e biznesit bashkëkohor. Të gjithë flasin për të, por çdo kompani ka kuptim të ndryshëm se çfarë do të thotë kjo me saktësi dhe cilat janë hapat e nevojshme që duhen ndërmarrë në këtë drejtim.

Sot, si prodhime të gatshme janë të disponueshëm një numër i madh zgjidhjesh programore, të cilat lehtësojnë proçeset nga më të ndryshëm të kompanive. Njëri nga rezultatet më të rëndësishëm është përmbledhja dhe gjenerimi i të dhënave të ndryshme të cilat me monetizimin mund të sjellin potencialisht vlerë të madhe vetë kompanive.

Ekspertët, gjithashtu nuk e kanë të lehtë të spjegojnë se çfarë arritje përfaqëson saktë Data Science. Përshtypja ime është se aplikimi i këtyre zgjidhjeve gradualisht bëhet gjithnjë e më i kuptueshëm.

Nëqoftëse ende nuk e dini se për çfarë mendoj, shikoni disa shembuj të përdorimit të këtyre programeve në praktikë.

  • Njohja automatike e fytyrës tuaj në fotografitë e rrjeteve sociale.
  • Rrugëkalimi-rruga në udhën deri në shtëpinë tonë merret automatikisht posa të ulemi në timonin e automobilit tonë.
  • Dorëzimi i ushqimit me porositjen nëpërmjet aplikimeve celulare në afatin e garantuar.
  • Rasti interesant i klubit të futbollit Liverpool që publikoi se pothuajse fitoi kampionatin e Premier ligës 2019 në mënyrë të tillë që me përpunimin e avancuar të të dhënave arriti që të gjejë dhe të rekrutojë futbollistët e nënvlerësuar.

Situata aktuale tregon se kompanitë i kthehen me të madhe modelit të drejtimit rë bazuar mbi të dhënat, që në këtë fushë nënkupton aplikimin dhe përdorimin e modelit të kështuquajtur Mësimit mekanik, modelit që na mëson dhe që na sjell informacione të vlefshme në bazë të të dhënave tona.

Ekspertët parashikojnë se si fazë e ardhshme do të veprojë inteligjenca artificiale, e cila përveç mësimit prej modeleve tona, do të ketë mundësi që vetë të konkludojë dhe të na sjellë vlerë akoma më të madhe.

Janë ende prezent mendimet se Data Science ekspert është një person i cili posedon të gjitha dijet dhe përvojat e nevojshme. E vërteta, sipas mendimit tim është diçka tjetër. Kjo është grup i aftësive të cilat sipas gjërave natyrale zbulohen tek shumë persona, në varësi të disa projekteve dhe nevojave të veçnta. Grupi i kompetencave të kërkuara dhe kompleksiteti i tyre që profesionisti duhet t‘i kushtohet, sjell deri tek konkluzioni se ekzistojnë shumë profile ekspertësh Data Science.

Talentet e reja do t’i këshilloja, nga këndvështrimi im, që t’i përkushtojnë vëmendjen e duhur zotësive të transportueshme dhe të bashkëpunimit. Komunikimi asertiv, zotësia e prezantimit, çiltëria për feedback, bashkëpunimi …. janë vetëm disa prej tyre.

Është me rëndësi thelbësore që të flitet me të njëjtën gjuhë. Nuk mund të lihet pas dore fakti se kjo punë nuk bëhet në izolimin nga pjesa tjetër e kompanisë, por tashmë rezultatet dhe modelimi duhet të paraqiten në kontekstin e biznesit. Drejtuesit, rrallë ose kurrë do të bëjnë pyetje se cili alogaritën është përdorur, ose sa është preçiziteti i modelit i matur me sipërfaqjen nën kurbaturën ROC, dhe këtë duhet t’a keni parasysh.

Në bazë të shikimit të deritanishëm në trendet dhe përvojat, të cilat i kam fituar në sektorin e biznesit, mund të them se koha e të dhënave është më shumë prezente, se po vjen edhe më shumë, kështu që kemi mundësi vetëm të interpretojmë segmentet. Do të ishte pretenduese që të parashikohen shërbimet e ardhshme në këtë ambjent dinamik të tillë.