Gjysmë shekulli i shpejtimit historik të teknologjive të komunikimit

Nelt avatar Nelt 29.10.2021.

Autor: Nada Stamatović, Corporate Communications Specialist, Nelt Group

A mund ta mendoni jetën pa telefonat celularë, pa internet, pa rrjetet sociale, pa TV? A e keni pyetur veten se kur ka filluatr komunikimi ose se si ka filluar? Evolucioni ka kaluar nëpërmjet fazave të ndryshme, por shpejtimi ultimativ ndodhi në 50 vjetët e fundit.

Komunikimi ekziston që kur ka ekzistuar njeriu. Mënyra në të cilën ai realizohet mendohet si kryesore në zhvillimin e species njëerëzore. Verbalisht është zhvilluar në periudhën 50 dhe 30.000 vjet p.e.r. Përdorimi i i teknologjisë në komunikimin mund të merret parasysh që nga përdorimi i parë i simboleve 30.000 vjet p.e.r. si pikturat e shpellave, petroglifet. Hieroglifet, shkronjat me gdhendje, alfabeti, bënë të mundur një komunikim më të mirë, të kuptuarit dhe transmetimin e dijeve nëpërmjet përmbajtjeve të shkruara.

Duhej të kalonin tre mileniume në mënyrë që të ndodhte revolucioni në mënyrën në të cilën do të fillonin përmbajtjet e shkruara. E filloi atë Gutenberg me makinën shtypshkronjëse. Me këtë u bë i mundur prodhimi masiv i tyre. Shekulli i XIX dhe gysma e parë e shekullit të Shqipëria sollën fotografitë, telegrafin, telefonin, filmat, radion, televizionin, duke bërë të mundur komunikimin masiv dhe globalizimin.

Shfaqja e kompjutërve PC në vitin 1975, të telefonave celularë në vitin 1973 dhe më vonë të internetit në vitin 1989 filluan erën e re ndryshimit në jetën shoqërore dhe atë politike, të stileve të drejtimit korporativ, të lidhjeve familjare, të shprehive të punës.

Ndryshimet neve na ndodhin në ecje, por ne përpiqemi që ti adoptojmë shpejt ato dhe t’i implementojmë në jetën private dhe atë të biznesit. Ky evolucion historik, i cili neve na ndodh në kohën reale na hap një sërë pyetjesh. Vallë a kuptohemi më mirë sot? A jemi të informuar më mirë? Vallë telefoni celular me të vërtetë është bërë dora jonë e zgjatur, pjesë e pandarë e trupit? A jemi zot apo shërbëtorë të teknologjive të reja? Çfarë kemi fituar, çfarë kemi humbur?

Video konferencat, të mësuarit “në largësi”, wiber, whatsap, rrjetet sociale, një sërë aplikacionesh fillojnë si nevoja komunikuese. Mbledhjet mbahen me anë të zoom-it, teams-it. Bisedojmë me familjen dhe miqtë duke u parë nëpërmjet ekranit të telefonave celularë. Shitja online i ka dhënë një dimension të ri informimit të konsumatorëve dhe blerjes nga kolltuku.

Komunikimi edhe më tej lidh shoqërinë, korporatat, familjet, rrethet shkencore. Disponueshmëria e informatave dhe shpejtësia me të cilën mund të shkohet deri tek ato, është fashinante. Është e diskutueshme se si i shfrytëzojmë ato. A janë të besueshme burimet, a janë informacionet të sakta? Viraliteti, dmth., shpejtësia e përhapjes dhe e përcjelljes së informacioneve bashkë me ndihmën e rrjeteve sociale ka marrë një shpejtim marramendës. Nëqoftë se kësaj i shtohet mundësia që gjatë transmetimit ato transformohen më tepër, si rezultat përfundimtar marrim një numër të madh të njerëzve të keqinformuar me qëndrimet të bazuara mbi pasaktësi. Me këtë përballemi përditë. Veçanërisht në periudhën e pandemisë. Ajo na tregoi qartë ndaj kësaj se njohuria është fuqi, kurse injoranca mund të jetë shumë e rrezikshme.

“Asnjë aftësi njerëzore nuk ka qenë aq vendimtare për zhvillimin e civilizimit si aftësia për mbledhjen, shkëmbimin dhe për aplikimin e njohurive. Civilizimin e mundësoi procesi i komunikimit njerëzor” ka thënë gjeniali Frederik Vilijams.

Megjithatë, medalja ka dy anë. “Fuqia teknologjike rritet, por gjithashtu rreziqet potenciale përshkallëzohen. Mund të përdorni të gjitha informacionet që gjeni, por me një dozë mosbesimi dhe me vetgjykim”, tha Alan Tofler, futurusti amerikan dhe shkrimtari i njohur për komentet për revolucionin e komunikimit dhe atë dixhital.

 

A do t’i shfrytëzojmë informacionet fjalë për fjalë apo do të mendojmë në mënyrë kritike? A do të jemi zot apo shërbëtorë të teknologjive të reja? Nga ne varet.