Përgjegjësia personale e ekipit për përzgjedhjen dhe rekrutimin

Nelt avatar Nelt 29.09.2020.

Autor: Marija Minić, Selection and Recruitment Assistant at Nelt Co

Rrethanat e ndryshuara janë realitet i ri. Situata e krizës nuk na ka ndodhur, por tashmë po na ndodh. Nuk ka ndodhur me një ose me dy lëvizje, por ka karakter të vazhdueshëm dhe transformohet në realitetin e ndryshuar. Ajo që realiteti i ndryshuar kërkon është qasja e ndryshuar në çdo sferë të saj. Vlerat korporative, si thelb i kulturës korporative përfaqësojnë ato veti për të cilat besojmë se i kanë të gjithë punëtorët tanë. Vlera më e rëndësishme në këtë periudhë, është përgjegjësia personale. Përgjegjësia personale, si model i sjelljes së Grupit Nelt në kuadrin e vlerave thekson kujdesin për sigurinë individuale dhe sigurinë e kolegëve, gjë që në këtë periudhë është vlerë e dëshirueshme, e cila në mënyrë të dukshme tejkalon kuadret e kulturës tonë korporative, në të cilën siguria e punëtorëve është qëllimi ynë më me prioritet.

Në çfarë mënyre ekipi i ndryshoi proceset e tij për përzgjedhjen dhe rekrutimin në kuadër të rrethanave të reja, por në harmoni me vlerat dhe kulturën e kompanisë Nelt?

Një pjesë të madhe të aktiviteteve tona i drejtuam në aktivitetet online. Në kuadër të vetë reklamimit të jashtëm në platformën infostud, shfrytëzojmë opsionin e të shënuarit që bisedat t’i bëjmë me anë të komunikimit online, me të cilin i tregojmë qëllimin opinionit të jashtëm se kujdesemi për sigurinë dhe shëndetin, jo vetëm të punëtorëve, por edhe të punësuarve potencialë në Nelt. Që nga fillimi i situatës së jashtëzakonshme, bisedat i mbajmë me anë të komunikimit online, nëpërmjet platformave të ndryshme (Microsoft Teams, Viber), nëpërmjet të cilave organizojmë video-konferenca. Në vetë fillimin e kësaj mënyre të zhvillimit të bisedimeve jemi ballafaquar me një numër të madh pyetjesh, të cilat ja kemi bërë vetes. Se sa kjo mënyrë e re do të ndikojnë në kualitetin e punës së kryer, përkatësisht, me sa kualitet do të jenë vlerësimet tona ndaj kandidatëve të cilët kemi rastin t’i shikojmë online, por jo tradicionalisht kur i shikon direkt (kandidatët) të jenë me kualitet? Si do të duket intervista? Si do t’a pranojnë kandidatët mënyrën e re të intervistës për punë? Nëpërmjet përvojës së deritanishme është konstatuar se kjo mënyrë organizimi e intervistave nuk e rrezikoi dhe as nuk e vuri në pikepyetje kualitetin e kandidatëve, të cilët u punësuan në periudhën që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme. Ajo u konstatua si gjë lehtësuese në këto kushte të vështira, për të cilën mund ta mendojmë si aktivitet të rregullt potencial,mjafton që të biem dakort me kandidatët për termin e vetë intervistës. Arsyeja është se koha që harxhojnë në bisedën online është në masë të konsiderueshme më e vogël se sa ajo që do të ishte e nevojshme në takimet direkte. Gjithashtu, nga kjo mënyrë e re e zhvillimit të intervistës lindën edhe kritere të reja, të cilat na ndihmojnë të vlerësojmë ce çfarë përshtypje kanë lënë kandidatët tek ne: mënyra në të cilën paraqesin veten e vet me anë të aparatit që përdorin për intervistën, mënyra në të cilën kanë siguruar privatësinë për bisedën ose nuk e kanë siguruar, nëse ndodhen në ambjentin, i cili u siguron përqëndrimin për bisedën. Këto kritere të reja mund të na flasin për faktin se me sa seriozitet e kanë marrë kandidatët intervistën për punën.

Përsa i përket aktiviteteve në kuadër të tërheqjes së të punësuarve dhe promovimit të kompanisë si punëdhënës të dëshiruar, u ballafaquam me situatën që të gjitha organizimet të cilat i përkasin panaireve të studentëve dhe ngjarjeve të planifikuara nëpër fakultete, janë anuluar. Disa nga bashkëpunëtorët tanë, organizatorët e ngjarjes Belgrade Youth Fair, iu përshtatën situatës së sapokrijuar dhe duke kuptuar që gjatë situatës së jashtëzakonshme pjesa më e madhe e ndodhive u zhvendos në platformën online, na propozuan që të marrim pjesë në fushatat online gjatë prillit, majit dhe qershorit, ndërsa vetë ngjarja në këtë moment është shtyrë për në fund të tetorit. Në kuadër të fushatës online kemi patur rastin që me anë të video-konferencës tu përgjigjemi pyetjeve të studentëve, të cilat i bënë nëpërmjet instagramit, si edhe tu japim këshilla për karrierën, gjë që zëvendësoi ardhjen dhe shoqërimin me ata nëpër fakultete. Studentët gjithashtu, reaguan mirë në këtë aspekt të promovimit të kompanisë.

Photo by Anna Shvets from Pexels