Udhëtari më i bezdisshëm

Nelt avatar Nelt 18.12.2020.

Author: Ljubomir Jovanović, Facility Manager at Nelt Group

Nuk është asnjë e fshehtë që sot ne kalojmë shumë kohë në përdorimin e telefonit.  Ai është një mjet i mahnitshëm për kontaktin me miqtë dhe familjen, për informimin, bile edhe për kryerjen e punës. Sipas studimeve të cilat bëhen në këtë temë, telefonat-edhe pse janë edhe më të zgjuar, na marrin akoma edhe më tepër përqëndrimin dhe vëmendjen.

Sipas një studimi, mesatarisht kalojmë 3 orë dhe 15 minuta në telefon, ku gjatë kësaj e marrim në duar dhe kontrollojmë përmbajtjen bile 47 herë në ditë. Nëse është në pyetje shikimi i njoftimeve të cilat u lajmëruan me tingullin e njohur mirë, ose dëshirojmë që të çlirohemi nga stresi duke shikuar njërin nga rrjetet sociale – kjo tërheqje e vëmendjes ndikon negativisht në përqëndrimin, bile edhe kur nuk e marrim telefonin në dorë.

Telefoni në makinë kryesisht ka vendin e vet në mënyrë të tillë që të jetë i arritshëm për duart. Megjithatë, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, bile edhe kur e kemi të lidhur aparatin handsfree, paraqet pengesën e vëmendjes tonë. Shikimi në telefon, shtypja e mesazheve SMS ose e komplet E-maileve janë çmenduri e vërtetë, nëqoftëse e dimë se gjatë shpejtësisë 60km/h reagoni në dukurinë vetëm pas 17 metrave, por frenoni më e pakta edhe për 22 metra.

Organizata botërore e shëndetit (OBSH) me studimin e veçantë erdhi tek e dhëna se përdorimi i telefonave celularë gjatë vozitjes është në afërsisht 11% të rasteve në vitet e fundit. Mendohet se kjo përqindje është akoma edhe më e madhe, sepse vetë e dhëna është vështirë të verifikohet. Telefonat janë një mjet i shkëlqyer dhe ndihmë për secilin pren nesh, por janë shumë të rrezikshëm nëqoftë se na çojnë në këtë që të kthejmë shikimin nga rruga, duart nga timoni ose të mbetemi pa vëmendje.

Telefonit në makinë mund t’i gjehet vendi, por në dorë gjatë vozitjes – kurrë.

Si t’i rezistojmë kësaj që makari shkurtimisht të mos shohim njoftimet? Ja disa këshillat të cilat mund t’ju ndihmojnë që të gjeni paqen tuaj.

Çkyçuni nga aplikacioni çdo herë kur dilni nga ai dhe caktojini vetes kohë gjatë ditës ose ditëve në javë kur dëshironi që të jeni aktivë në rrjetet sociale. Ndoshta nuk e keni parë nga ky kënd, por Facebook, Instagram dhe Twitter janë shfrytëzues të kohës tuaj.

Pakësoni numrin e njoftimeve në ekran dhe bëjeni më të thjeshtë për përdorim. Aplikacionet të cilat përndryshe ju marrin vëmendjen i zhvendosni në dosje të veçanta, në mënyrë të tillë që të mundoheni për t’i kërkuar dhe t’i hapni.

I fikni tingujt ose vendosni mënyrën e fluturimit gjatë kohës që ndodheni në makinë.

Çinstaloni aplikacionet që keni përdorur më shumë dhe kaloni në përdorimin e tyre në kompjuter. Kjo është mënyrë efikase që në ato 30 minuta që as nuk e keni vërejtur që harxhoni gjatë ditës në një aplikacion të caktuar, t’i shfrytëzoni në një mënyrë sa më të mirë.