20 MIJË EURO TRUPIT KOORDINUES KOMBËTAR PËR SËMUNDJET NGJITËSE

Nelt Group avatar Nelt Group 10.04.2020.

Neregelija dhe Montenomax, kompanitë e Grupit Nelt të cilat bëjnë biznes në tregun malazez, i dhuruan 20 mijë euro Trupit koordinues kombëtar për sëmundjet ngjitëse, për luftën kundër epidemisë së koronavirusit.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën e rëndë që ndodhet para sistemit shëndetësor. Duke pasur parasysh këtë që bëjmë biznes në të gjithë Ballkanin perëndimor, caktuam mjete për ndihmën e të gjitha sistemeve shëndetësore, në secilin vend, duke përfshirë edhe Malin e Zi”, tha Ljilja Pizhurica, Drejtori ekzekutiv i Grupit Nelt për tregun e Malit të Zi.

Furnizimi dhe shërbimet logjistike, ashtu siç shton, janë me rëndësi të veçantë në momente të tilla.

Qëndrojmë të fokusuar në furnizimin e popullsisë në të gjitha tregjet, të cilëve prodhimet tona u janë të nevojshme, në mënyrë që sa më lehtë të kapërcejnë situatën e tanishme. Punëtorët tanë të magazinave, dorëzuesit, korrierët, shoferët, shitësit dhe ekspozuesit e mallit janë përditë në terren, por të gjitha proceset e biznesit, bashkë me përpjekje të mëdhaja, funksionojnë me stabilitet. Të gjitha aktet e brendëshme janë të harmonizuara me rekomandimet e organeve shtetërore kompetente dhe Organizatës shëndetësore botërore, por veçanërisht përpiqemi që të kujdesemi për të punësuarit, të cilët me përpjekjet e tyre në këtë moment të vështirë, me të vërtetë janë krenaria e kompanisë tonë”, thanë nga Grupi Nelt.