30.000 mini paketime me sapunë Sebamedbaby

Nelt pharma avatar Nelt pharma 14.04.2020.

 

Cili është roli mbrojtës i lëkurës?

Lëkura jonë paraqet barrierën mbrojtëse natyrale, e cila midis të tjerave parandalon depërtimin e mikroorganizmave prej mjedist të jashtëm. Ajo na mbron në mënyrë ideale nëqoftëse është e ruajtur plotësisht (e paprekur) dhe nuk ka plagë dhe dëmtime në sipërfaqen e saj. Për shkak të rekomandimeve të shpeshta të specialistëve jemi bërë të vetëdijshëm se higjiena e shpeshtë dhe e rregullt e duarve është njëra nga masat e rëndësishmenë ruajtjen e shëndetit gjatë pandemisë të COVID-19.

 

Çfarë gjëje të dobishme bën sapuni në luftën kundër COVID-19?

Tenzidi (në popull të njohur edhe si sapunë të ngurtë dhe të rrjedhshëm) paraqesin substanca, të cilat për vete lidhin yndyrat, i emulgojnë ato, përkatësisht i përziejnë me ujin dhe mundësojnë shpëlarjen e fëlliqësirës dhe yndyrave nga sipërfaqja e lëkurës. Në mbështjelljen e virusit ndodhen yndyrat, të cilat lidhen me veprimin e sapunit dhe së bashku me ujin shpëlahen nga sipërfaqja e lëkurës. Kjo është mënyra, në të cilën higjiena e shpeshtë e duarve veçanërisht, menjëherë mbas kontaktit, prekjes së sipërfaqes, nga teshtitja ose kollitja, neve na mbron nga përhapja dhe hyrja e infeksionit në organizëm.

 

Çfarë efekti ka sapuni në sipërfaqen e lëkurës tonë?

Përveç efektit në parandalimin e përhapjes në infeksionit, sapunët bazë për shkak të përdorimit të shpeshtë shkatërrojnë mbështjelljen mbrojtëse natyrale të lëkurës tonë dhe vlerën natyrale pH 5,5 të saj, ku për shkak të së cilës vjen deri tek tharja e lëkurës së dorës, acarimi, skuqja dhe shfaqja e ekzemës kontakte. Lëkura, të cilës i ëstë shkatërruar mbështjellja mbrojtëse, është e prirur për t’u plasaritur, dhe mund të krijohen plagë, të cilat paraqesin rrugën për hyrjen e mikroorganizmave të dëmshëm.

Sapunët Sebamed Baby dhe Classic pH 5,5 janë idealë për mirëmbajtjen e shpeshtë të duarve, sepse e pastrojnë lëkurën në mënyrë adekuate pa acarim dhe tharrje, duke ruajtur vlerën natyrale të pH 5,5 dhe mbështjelljen hidro-lipide të saj. Bashkë me kremat adekuate për kujdesin dhe ruajtjen e lëkurës tonë të shëndetshme, në mënyrë që ajo të na mbrojë edhe më tej prej infeksioneve.

Me dëshirën që t’u ofrojmë qytetarëve zgjidhjen dhe higjienën adekuate, kompania Nelt ka filluar fushatën kombëtare, në të cilën dhuron 30.000 mini paketime me sapunë Sebamedbaby blerësve në farmacitë dr. Max dhe Benu, që në mënyrë adekuate, duke përcjellë rekomandimet e specialistëve bëmë çdo gjë që të jemi përgjegjës ndaj vetes dhe bëjmë përpjekje maksimale që të mbrojmë ata që duam.