Grupi Nelt dhuroi 240.000 eura për luftën kundra korona virusit

Nelt Group avatar Nelt Group 31.03.2020.

I dërgojmë të gjithë mbështetjen tonë punonjësve të mjekësisë në luftën kundër virusit dhe e…

Kompania Nelt i dhuroi 240.000 eura Fondit të sigurimit shëndetësor të Republikës për blerjen e 10 respiratorëve për mjekimin e formave më të rënda të sëmundjes të Covid 19, ndërsa Neoplanta, e cila punon në përbërjen e Grupit Nelt dhuroi mallin në vlerën prej 6.000.000 dinara si pjesë e paketës për aksionin e ndihmës për 173.000 qytetarë të Beogradit më të vjetër se 65 vjeç me pensionet më të ulta.

Njëra prej kompanive tona private më të suksesshme iu përgjigj thirrjes së Dhomës Ekonomike të Serbisë dhe kryetarit të saj Marko Çadezh, dhe tregoi solidaritet në këto ditë të vështira si për vendin tonë, ashtu edhe për të gjithë botën.

“I dërgojmë të gjithë mbështetjen tonë punonjësve të mjekësisë në luftën kundër virusit dhe e vlerësojmë sakrificën me të cilën përballen me pandeminë. Donacionin që dhamë është kontributi ynë përkushtimit të tyre, si edhe të gjithë qytetarëve tanë, të cilëve u është i nevojshëm, që të gjithë së bashku të dalim si fitimtarë nga kjo situatë e vështirë”, tha Milosh Jeliç, drejtori ekzekutiv i grupit Nelt.

Në kompani theksojnë se ky është rast i shkëlqyeshëm që të përmenden edhe të gjithë ata njerëz të mrekullueshëm, të cilët punojnë në fushën e shpërndarjes dhe të logjistikës – dorëzuesit, punëtorët e magazinave, shitësit, ekspozuesit e mallit, shoferët dhe shumë të tjerë. Gjithkush që jep kontributin personal në funksionimin e të gjithë sistemit në kohën e situatës së jashtëzakonshme, nuk duhet të harrohet dhe duhet të lavdërohet.

Kryetari i PKS (Dhoma ekonomike e Serbisë) u shprehu falenderim të madh edhe të gjitha kompanive që morrën pjesë në aksionin e Dhomës Ekonomike të Serbisë dhe të qytetit të Beogradit për sigurimin e paketave për pensionistët, si edhe të gjithë ekonomistëve, të cilët paguan para nëpërmjet llogarive për nevoja të tjera dhe i bëri thirrje ekonomisë që edhe në këtë mënyrë të vazhdojë të tregojë solidaritetin e saj në veprim.