Nebojsha Shaponjiq dhe Ranko Soçanac në Këshillin e Asamblesë së Klubit Afarist Serb

Nelt Group avatar Nelt Group 16.12.2020.

U mbajt seanca zgjedhore e Asamblesë së Klubit Afarist Serb “Privrednik”.

Ranko Soçanac u zgjodh anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Asamblesë së Klubit Afarist Serb “Privrednik”, ndërsa Nebojsha Shaponjiq u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në seancën zgjedhore të mbajtur më 15 dhjetor 2020. Shaponjiq dhe Soçanac janë themeluesit e Grupit Nelt që njihet si një nga kompanitë më të mëdha vendase.    

Përveç Shaponjiqit dhe Soçanacit, Këshilli Ekzekutiv përbëhet gjithashtu nga Mirolub Alleksiq, Miodrag Babiq, Rashko Moskovleviq, Topllica Spasojeviq dhe Ivana Vesellinoviq, ndërsa në Këshillin Mbikëqyrës gjenden gjithashtu Dragijana Radonjiq Petroviq dhe Zoran Obradoviq. Në pajtim me iniciativën që për shkak të angazhimit dhe menaxhimit të suksesshëm të Klubit t’i zgjatet mandati Drakulliqit edhe për dy vjet, anëtarët njëzëri bënë një precedent dhe e zgjodhën si President të Klubit në mandatin e tretë Zoran Drakulliq.

Anëtarët e Klubit, të cilët përfaqësojnë kompanitë më të mëdha serbe, po i ndjekin me kujdes ngjarjet në procesin e krijimit të mjedisit afarist, veçanërisht në këtë çast kur e gjithë ekonomia është e goditur nga pasojat e pandemisë së virusit korona. Si gjithmonë, anëtarët do të angazhohen për përfshirjen maksimale të sektorit real në proceset e përcaktimit të politikave dhe masave konkrete.

Këtë vit, seanca zgjedhore u mbajt në mënyrë elektronike.