Nebojsha Shaponjiq në Samitin e CEO

Nelt Group avatar Nelt Group 01.12.2021.

Shaponjiq theksoi konceptin e kujdesit për njerëzit.

Nebojsha Shaponjiq, njëri nga themeluesit e Nelt Group, ka qenë  panelist në Samitin e sivjetëm të Liderëve Ekonomikë ,një nga ngjarjet e vitit  më të rëndësishme.

Shaponjiq mori pjesë në panelin përmbyllës të titulluar “Pasqyra rajonale e së ardhmes ekonomike”. Pjesëmarrësit e samitit paraqitën  pikëpamjet e tyre mbi temat aktuale të inflacionit, rritjen e kostove të energjisë dhe ndikimin e Covid në çrregullimet e zinxhirëve të furnizimit global dhe rajonal.

Shaponjiq theksoi konceptin e kujdesit për njerëzit, i cili veçanërishtë doli në pah gjatë pandemisë.

Panelistët arritën në përfundimin se lidhëmëria  dhe hapja rajonale janë të nevojshme për zhvillimin e përshpejtuar të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i kthyer sfidat në mundësi për rritje dhe zhvillim të industrive vendore, prodhuesve dhe të markave .

Samiti CEO në Beograd është ngjarja afariste  më e rëndësishme e vitit ku folësit janë drejtuesit kryesorë, pronarët dhe anëtarët e Bordeve  të kompanive më të suksesëshme vendase, të huaja dhe rajonale në sektorin real dhe të shërbimeve.