Nelt i dhuron 40.000 KM institucioneve në Bosnje dhe Hervegovinë

Nelt Group avatar Nelt Group 13.04.2020.

Kompania Nelt i dërgoi donacion në vlerën prej 40.000 KM institucioneve në Bosnje dhe Hercegovinë, në mënyrë që t’i ndihmojë për të mposhtur pandeminë e koronavirusit.

Fondit të solidaritetit të Republikës serbe i dhuruan 20.000 KM, Administratës Federale të mbrojtjes civile 8.000 KM, kurse Spitalit Kasindo në Sarajevën Lindore 4.000 KM. Përveç kësaj, Kryqit të Kuq të Ilixhës Lindore i dhuruan 800 maska dhe prodhime të Neoplantës, kurse në bashkëpunim me Ministrinë e tregëtisë së jashtme dhe marëdhënieve ekonomike BeH material mbrojtës dhe mjete dezinfektuese i dhuruan Shoqatës pomozi.ba nga Sarajeva, Spitalit Foça dhe fshatit Majçina Megjugorje.

“Në momentet kur sistemi i shëndetësisë ndodhet para sfidave të veçanta, Grupi Nelt i ndihmon çdo vendi me të cilin bën biznes në të gjithë Ballkanin Perëndimor, pra kështu edhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Shpresojmë se donacioni ynë me të holla dhe prodhimet do të ndihmojë në këtë luftë të rëndësishme” tha drejtori ekzekutiv i Nelt-it për BeH Goran Cerovina.

Ai shtoi se edhe në këtë periudhë krize, edhe pse me përpjekje të mëdha, Nelt bën biznes në mënyrë të qëndrueshme, dhe se të gjithë punëtorët janë të mbrojtur dhe veprojnë në përputhje me rekomandimet e organeve kompetente.