Rezultate pozitive të reciklazhit në Nelt

Nelt avatar Nelt 24.01.2020.

Në Nelt ditë për ditë mblidhen mbeturinat e ambalazhit.

Njëkohësisht punohet për kujdesin e tyre nëpërmjet operatorit të autorizuar Sekopak. Në këtë mënyrë mbrojmë mjedisin jetësor sepse sasia më e pakët e mbeturinave që përfundojnë në groposjet do të thotë edhe sasinë e zvogëluar të emisionit të CO2.

Prej vitit 2016, kur kemi filluar bashkëpunimin me kompaninë Sekopak, të punësuarit në Nelt aktivisht tregojnë gadishmërinë dhe dëshirën që të marrin pjesë në ndarjen e mbeturinave të ambalazhit. Vendet e shënuara për ndarjen e mbeturinave në zyrat dhe në vendet e tjera të Nelt-it në Serbi mundësojnë që kartonin e mbledhur, letra, ambalazhin pet, metalin dhe xhamin, t’a ndajnë nga mbeturinat e tjera, të cilat nuk mund të reciklohen.

Si rezultat i kësaj praktike trevjeçare janë mbledhur dhe janë klasifikuar gjithsej:

28.350 kg letër e bardhë

1.600 kg ambalazh PET

112 kg kuti alumini

30 kg xham

Mbeturina e kualifikuar në mënyrë të tillë, së bashku me mbeturinën e ambalazhit, të krijuar në proçesin e punës së magazinës mblidhet dhe presohet në oborrin eko, të vendosur pranë Sallës 2 në CDLC Dobanovci.