Kursantët e Startit të mirë, Miloš Jelić dhe Darko Lukić

Nelt Group avatar Nelt Group 21.09.2021.

Bisedë gjatë mëngjesit

Kursantët e programit të Nelt-it “Start i mirë” u kënaqën në bisedën dhe mëngjesin me Miloš Jelićin, drejtorin e përgjithshëm të Grupit Nelt dhe Darko Lukićin, nënkryetarin ekzekutiv të Grupit Nelt.

Ky ishte një rast i jashtëzakonshëm për një bisedë të drejtpërdrejtë dhe konstruktive dhe shkëmbimin e mendimeve midis anëtarëve të manaxhimit të lartë të grupimit me kursantët e gjeneratës së gjashtë të programit të trajnimit të Nelt-it. Mëngjesi i përbashkët u realizua në fund të gushtit në kompleksin tonë të biznesit në Dobanovci.

“Miloshi dhe unë me të vërtetë dëshironim që personalisht të njihnim gjeneratën e gjashtë të Startit të mirë. Më shumë na interesonte të dëgjojmë se cilat janë përvojat dhe ambiciet e tyre, se çfarë mendimi kanë për kompaninë, por edhe për programin në të cilin marrin pjesë. Përveç kësaj, ky ishte i vetmi rast që me shpresat e reja të ekipit tonë të bisedojmë për drejtimin e Nelt-it, për strategjinë tonë dhe planet për të ardhmen”, theksoi Darko Lukic, nënkryetari i Grupit Nelt.

Kursantët, të cilët ishin të pranishëm, Dimitrije Maričić, Nikola Petrović, Aleksandar Kelečević, Nikola Mijović dhe Lazar Đorđević, treguan një interesim të madh për rolin e Milošit dhe Darkos në kompani, por edhe për vizionet e tyre të vetë shpërndarjes si një industri, e cila vazhdimisht kalon nëpërmjet ndryshimeve.

“Përvojë e çmueshme për secilin prej nesh! Benefiti është i madh sepse që në fillim të karrierës në bisedën joformale pyetëm biznesmenë të shkëlqyer për gjithçka që na intereson. Morrëm informacione të dobishme, si në fushën e firmës dhe të pritjeve, ashtu edhe në fushën e përmirësimit të pavarur dhe të përparimit”, ranë dakort kursantët.

Në fund të bisedës, stratuesve të mirë, Miloš Jelić u uroi që të jenë vazhdimisht në kërkim të dijes dhe për veten e tyre të presin gjithmonë më shumë dhe më mirë.

“Më gëzoi ajo që vura re tek ata –dëshirën, interesimin e madh dhe gatishmërinë që të qëndrojnë gjatë në vendimet e tyre. U bëj thirrje të rinjve të luftojnë për zhvillimin e tyre dhe të shfrytëzojnë çdo shans”, tha Miloš Jelići, drejtori i përgjithshëm i Grupit Nelt.