Marija është emëruar si kryetare e Seksionit për ekonominë

Nelt Group avatar Nelt Group 30.09.2020.

Marija Xhorxheviç, specialiste për kontrollin e brendshëm dhe revizionin në kompaninë tonë, është emëruar si kryetare e Seksionit për ekonominë në kuadrin e Shoqatës së revizorëve të brendshëm të Serbisë.

Ky seksion është krijuar si trup, i cili merret me pyetjet nga fusha e ekonomisë, prodhimit, funksionet e aktiviteteve të shërbimit, të shpërndarjes dhe të qarkullimit të prodhimit, por që janë në lidhje me funksionin e revizionit të brendshëm.

Seksioni në muajt e ardhshëm do të merret me mbledhjen e revizorëve të brendshëm prej ndërmarrjeve ekonomike me qëllim të ndryshimit të qëndrimeve dhe të informimeve për pyetjet aktuale në punë, me shkëmbimin e përvojave, me propozimin e temave dhe të profesorëve për trajnim, me organizimin e tryezave të rrumbullakta dhe panelin për anëtarët e seksionit, si edhe me paraqitjen e anëtarëve të seksionit shoqatës dhe ambjentit profesional.

Marija është njëkohësisht edhe revizor i brendshëm i autorizuar në Dhomën e revizorëve të autorizuar.