Filloi me sukses DORËZIMI DIXHITAL

Nelt logistics avatar Nelt logistics 11.05.2021.

Modeli i ri i shkëmbimit të shpejtë dhe të thjeshtë të të dhënave me blerësit…

Me qëllim të avancimit të komunikimit dhe të shkëmbimit të dokumentave me blerësit , në muajin Mars të vitit të kaluar, në Nelt, filluam projektin e dorëzimit dixhital. Pas një viti pune me përkushtim të kolegëve tanë nga ekipi projektues, DORËZIMI DIXHITAL filloi me sukses në muajin Maj të këtij viti.

Në fazën e parë, modeli i ri i shkëmbimit të shpejtë dhe të thjeshtë të të dhënave me blerësit do të aplikohet vetëm në nivelin e RDC Nish, kurse në Qershor do të mbulohet i gjithë territori i Serbisë, me qëllim, zgjerimin në rajon për periudhën e ardhshme.

Në këtë mënyrë janë automatizuar në mënyrë të konsiderueshme proceset tona logjistike, me tërheqjen graduale nga përdorimi të dokumentave në formën e letrës, në mënyrë që në të ardhmen, si rezultat përfundimtar, të përdorim ekskluzivisht dokumentacionin dixhital. Në planin afatgjatë, avancojmë reputacionin tonë dhe përforcojmë marrëdhëniet me principalët, me klientët dhe blerësit, duke iu mundësuar atyre në mënyrë sa më të shpejt  transparente dhe me saktësi të ndjekin të dhënat për biznesin e tyre me Nelt-in, me anë të portalit “Track and Trase”.