Montenomaksit i është ndarë statusi AEO

Montenomaks avatar Montenomaks 17.10.2021.

Statusi AEO.

Në përputhje me standartet EU më të larta, në fushën e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet doganës dhe bashkësisë së biznesit (koncepti AEO), Administrata e doganave e Malit të Zi i ndau statusin e subjektit ekonomik kompetent kompanisë Montenomaks.

Kështu që Montenomaks u bë kompania e parë e transhpedit, por subjekti i tretë ekonomik në Malin e Zi të cilit i është ndarë statusi AEO. Gjithashtu është edhe kompania e katërt e Grupit Nelt, të cilës i është ndarë ky status, pas Nelt-it në Serbi, Nelt-it ST në Maqedoninë Veriore dhe Neregelie në Malin e Zi.

Vendimin për ndarjen e Statusit AEO ja dorëzoi drejtorit ekzekutiv të Montenomaksit, Milenko Popoviçit, z.d. drejtorit të Administratës për të ardhurat dhe të doganave, Aleksandar Damjanoviç. Në mbledhje, në emrin e “Montenomaksit C&L” morrën pjesë edhe përfaqësuesit e Sektorit të Doganave të kompanisë Milica Joviçeviç dhe Misho Jovoviç, kurse përpara Administratës për të ardhurat dhe të doganave shefja e Seksionit për veprimet doganore, Tatjana Vujisiç dhe këshilltarja e pavarur në Byronë për marrëdhëniet me publikun, Marija Bulajiç Shkuletiç.