Nebojsha Shaponjiq: “Industria jonë është në proces të transformimit”

Nelt Group avatar Nelt Group 03.03.2020.

Nebojsha Shaponjiq foli në Forumin e Biznesit Kopaonik 2020.

Nebojsha Shaponjiq, një nga themeluesit e Nelt, mori pjesë dje në panelin “Kompanitë vendase me rritje të shpejtë – madhësitë e ndryshme, problemet e ndryshme” në ditën e parë të Forumit të Biznesit Kopaonik, që është tubimi afarist më i madh në Serbi.

Krahas Shaponjiqit, ky panel bashkoi ndërmarrësit relevantë dhe themeluesit e start-up-eve për të diskutuar rreth ndryshimeve në afarizëm dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në kompanitë private.

Shaponjiq vuri në dukje ndryshimet rrënjësore në biznesin e distribucionit dhe logjistikës, dëshmitar i të cilave është Nelt në të gjitha territoret në të cilat kryen afarizëm. “Ne duhet të bëjmë punën tonë, ne duhet të transportojmë mallrat nga pika A deri në pikën B. Situata ekonomike ndikon në rezultatet tona, në çmimet tona; është shumë e vështirë dhe nuk kemi shumë hapësirë”, theksoi ai.

Duke përmendur sfidat kryesore në afarizëm, Shaponjiq tha se, duke pasur parasysh gjendjen e biznesit në rajon, “industria jonë do të ndryshohet për 10 vjet aq sa nuk do të njihet”. Automatizimi dhe digjitalizimi është i pashmangshëm, nga magazinat deri te marrëdhëniet me blerësit dhe principalët”.