Nelt ka rritur në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet

Nelt logistics avatar Nelt logistics 23.09.2021.

Terminalit të tij Intermodal

Kompania jonë në Serbi ka investuar dy milionë euro në rritjen e kapacitetit të terminalit intermodal në Dobanovci, sipërfaqja e shfrytëzueshme e të cilit është zgjeruar në 30,000 m2. Përparimet kanë hapur mundësinë për marrjen dhe sistemimin e 1.500 kontejnerëve të mbushur. Me blerjen e Reach Stacker të dytë për manipulimin e kontejnerëve, kompania rriti në mënyrë të konsiderueshme  operativitetin dhe efikasitetin e operacioneve të veta.

Falë vendndodhjes së shkëlqyeshme, me proceset efikase dhe me përparësitë teknike dhe teknologjike, terminali ynë është i njohur si një qendër logjistike në Ballkan. Me investimin e fundit prej dy milionë eurosh, kemi rritur kapacitetet në mënyrë që klientëve tanë t’u ofrojmë shërbimin optimal,” tha Vuk Mijanović, manaxher i zinxhirit të furnizimit të kompanisë Nelt.

Momentalisht, terminali i kompanisë Nelt është i lidhur me linjat javore të rregullta me portet e Rijekës, Barit dhe Pireut. Që nga fillimi i punës në vitin 2016, intensiteti i rrjedhjeve intermodale rritet, kurse kompania ka krijuar partneritete me kompanitë udhëheqëse detare botërore dhe me kompanitë e transportit në botë siç janë Cosco, CMA-CGM, Maersk, etj.

Gjatë Panairit të teknologjive hekurudhore dhe të qarkullimit në rajon (South East Europe Mobility 2021), ekspozuesit dhe vizitorët e interesuar nga vendet e huaja vizituan kompleksin e biznesit të Nelt-it në Dobanovci dhe u njohën me kapacitetet logjistike të kompanisë.

Vuk Mijanović, manaxher i zinxhirit të furnizimit të kompanisë Nelt