[INTERVISTË] Zhelko Beshlliq në bisedë për revistën Pluton Logistics

Nelt Group avatar Nelt Group 08.03.2021.

Željko Bešlić, Javna skladišta Subotica

Kompania “Javna Skladišta Subotica” (JSS) (Magazinat Publike Suboticë) është eksperte në ofrimin e shërbimeve të transportit të mallrave, magazinimit dhe shërbimeve të tjera logjistike në rajonin e Suboticës dhe rajonin më të gjerë, me traditë të gjatë 60 vjeçare. Që nga viti 2008, JSS zhvillon afarizmin brenda Grupit Nelt, një nga sistemet më të mëdha dhe më të suksesshme afariste në Ballkanin Perëndimor.

Falë pozitës së vet, madhësisë së hapësirës për magazinim, infrastrukturës së zhvilluar dhe stafit profesional, “Javna Skladišta Subotica” gjatë 6 dekadave të afarizmit të suksesshëm janë bërë simbol i besueshmërisë, cilësisë dhe sigurisë. Për funksionimin e përsosur të të gjitha proceseve kujdesen 34 punonjës dhe falë kapaciteteve të magazinës dhe hapësirave të parkimit për automjete transportuese, binareve të hekurudhës industriale dhe zyrës doganore, JSS shërben më shumë se 1.400 partnerë afarist. Në nivelin vjetor kryhen rreth 4.500 operacione – nga pranimi dhe transferimi deri te dërgimi dhe veprime të tjera në magazina.

Viti i kaluar ishte plot më sfida. Në radhë të parë, u mor parasysh shëndeti i punonjësve dhe përdoruesve të shërbimeve dhe u ndërmorën të gjitha masat mbrojtëse parandaluese. Megjithëse pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 imponoi rrethana të reja, u arritën rezultate të mira afariste, veçanërisht në segmentin e magazinimit ku në manipulim u realizuan më shumë se 135.000 tonë mallra të ndryshme, që është një sukses i madh, thotë Drejtori i “Javna Skladišta Subotica” Zhelko Beshlliq në fillim të bisedës për Pluton Logistics.
PL: Kush janë përdoruesit e shërbimeve të JS Subotica? Çfarë mallrash magazinohen në magazinat tuaja dhe sa mallra kalojnë nëpër to në muaj?

– “Javna Skladišta Subotica” janë partner i besueshëm për 1.400 përdorues. Mallra të ndryshme, nga vendi dhe jashtë vendit, mbërrijnë në magazinat tona përmes rrugës dhe hekurudhës, me kamionë dhe me vagonë hekurudhorë. Ne disponojmë me 25.000 m2 hapësirë magazinimi dhe me më shumë se 27.000 m2 hapësirë parkimi të destinuar për akomodimin e automjeteve transportuese.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 11.000 tonë mallra të ndryshme kalojnë nëpër magazinat tona çdo muaj – nga mallrat e konsumit të gjerë deri te makineritë, plehrat artificialë, aparate dhe pajisje të ndryshme të tjera. Ne ofrojmë shërbimin e magazinimit në regjim ambienti, por edhe në magazina të regjimeve të temperaturave të ndryshme. Kapaciteti i magazinës së regjistruar në sistemin HACCP është 2.850 m2.
PL: Në lokacionin e JSS, ekziston edhe një terminal doganor në kuadër të cilit vepron Zyra Doganore “Javna Skladišta Subotica”. Cila është domethënia e partneritetit me Doganat i cili ka zgjatur për më shumë se 50 vjet?

– Falë kapacitetit mbresëlënës të magazinimit, hapësirës së parkimit në të cilën në të njëjtën kohë mund të kryejnë aktivitetet e tyre rreth 200 kamionë në ditë, binarëve të dyfishtë hekurudhor, rampave për transferim dhe shkarkim të mallrave, “Javna Skladišta Subotica” janë për gjysmë shekulli partner i rëndësishëm dhe i besueshëm për një nga zyrat doganore më efikase në Serbi. Aty gjenden edhe magazinat nën mbikëqyrje doganore, si dhe zyrat ku doganierët kryejnë punët e tyre. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm afarist me shërbimet e inspektimit dhe ato mbikëqyrëse në zbatimin e rreptë të rregullave ligjore, si dhe me shërbimet transportuese, transportuesit dhe të gjitha subjektet tjera që duan t’ia besojnë punët e tyre të tregtisë së jashtme një ekipi profesionistësh me përvojë.
PL: Fillimi i vitit është gjithmonë kohë e mirë për të folur rreth planeve. Në çka do të fokusohet JSS në vitin 2021?

– “Javna Skladišta Subotica” janë që nga viti 2008 pjesë e Grupit Nelt që punëson 4.000 njerëz në 15 kompani në 11 tregje në Evropë dhe Afrikë. Fakti që ne jemi pjesë e një korporate me një reputacion të tillë është një avantazh i madh për ne, por gjithashtu sjell përgjegjësi të madhe. Për të gjithë partnerët tanë, ky është një konfirmim shtesë i besueshmërisë, sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve.
Falë pozitës strategjike dhe afërsisë së Bashkimit Evropian, si dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që kemi me Doganat për gjysmë shekulli, “Javna Skladišta Subotica” janë partner i besueshëm për një numër të madh të klientëve të kënaqur. Kjo është arsyeja pse gjatë vitit 2021 do të përpiqemi të arsyetojmë besimin dhe të forcojmë bashkëpunimin me të gjithë partnerët kyç, veçanërisht me Doganat.
PL: Grupi Nelt ka veçuar logjistikën si shtyllë të rëndësishme të afarizmit në periudhën e ardhshme, dhe së fundmi u njoftua se janë planifikuar investime të rëndësishme në Suboticë. Na tregoni pak më shumë rreth kësaj.

– Investimet e planifikuara të Grupit Nelt për vitin 2021 arrijnë në më shumë se 10 milionë euro, para se gjithash në zgjerimin e terminalit intermodal në Dobanovci, por edhe në segmente të tjera ekologjike, teknologjike dhe transportuese të afarizmit.

Kriza që shënoi vitin e kaluar hapi në të vërtetë një dimension të ri të afarizmit. Më shumë se kurrë është bërë e rëndësishme të jesh lojtar i besueshëm dhe cilësor në treg, dhe kjo është diçka në të cilën insistojnë “Javna Skladišta Subotica”. Jemi fitues të certifikatës “Firmë e besuar” për vitin 2020, të cilën e ndanë Qendra për Hulumtimin e Opinionit të Klientëve. Kjo më tej tregon për besimin që e gëzojmë në mesin e partnerëve tanë dhe për cilësinë e shërbimeve që i ofrojmë. Investimet që po i konsiderojmë kanë të bëjnë, mbi të gjitha, me zgjerimin dhe modernizimin e objekteve dhe pajisjeve në mënyrë që të ngritim në nivel më të lartë shërbimet dhe ofertat tona, ashtu siç edhe pritet nga ne.
PL: Transporti intermodal është një fushë që po bëhet gjithnjë e më interesante në Serbi, dhe Subotica është veçuar si një nga vendet veçanërisht të përshtatshme për investime në këtë drejtim. Cilat janë pritjet tuaja?

– Kufizimet me të cilat u përballëm gjatë krizës së koronës kanë nxitur më tej një përqendrim gjithnjë e më intensiv kah transporti intermodal. Grupi Nelt e ka njohur këtë trend shkaku i të cilit edhe në vitet në vijim do të vazhdojë të investojë në zgjerimin e kapacitetit të terminalit intermodal në Dobanovci. Duke pasur parasysh lokacionin dhe afërsinë e Bashkimit Evropian, është e sigurt që Grupi Nelt do të vazhdojë të zgjerojë kapacitetet e veta në Suboticë, veçanërisht kur merret parasysh lidhja hekurudhore, hapësira e magazinimit e ambienteve dhe regjimeve të ndryshme, por edhe njerëzit që e bëjnë punën e tyre shkëlqyeshëm. Interesimi për zhvillimin e lokacionit në Suboticë është shumë i arsyetuar dhe mjaft i sigurt, dhe përveç Suboticës, disa lokacione të tjera po merren në konsideratë, siç është Nishi, për shkak të korridorit që shkon kah Kosova, Shqipëria dhe porti i Durrësit. Gjithsesi, para nesh kemi plane ambicioze, dhe ky vit do të jetë në mënyrë definitive i shënuar si vit i investimeve.

 

PL: Para pak kohesh keni shënuar 60 vjet të afarizmit të suksesshëm. Mbi cilat vlera ndërtohet reputacioni shumëvjeçar dhe cili është çelësi i suksesit që zgjat me dekada?

– Cilësia e shërbimeve, ekzekutimi efikas dhe qasja profesionale ndaj çdo pune – këto janë adutët tona më të rëndësishme. Numri i bashkëpunëtorëve dhe klientëve flet në favor të këmbënguljes për të ndërtuar reputacionin dhe imazhin tonë të udhëhequr nga këto vlera. Ne duam të jemi partner i besueshëm, punëdhënës i përgjegjshëm dhe mbështetës i qëndrueshëm i komunitetit lokal.

PL: Viti i kaluar ka vënë në plan të parë faktin se rezultatet afariste nuk janë të mjaftueshme për sukses, nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për të mirën e të gjithë komunitetit. JSS shënoi hyrjen në vitin 2021 me një aksion të madh humanitar. A planifikoni të vazhdoni ashtu?

– Viti që lamë pas ishte jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe ka kërkuar përpjekje të shtuara nga ne për të kapërcyer të gjitha sfidat. Ishte shumë e rëndësishme për ne që të ruajmë cilësinë e shërbimeve tona dhe reputacionin e një partneri të besueshëm afarist, por në të njëjtën kohë të ruajmë edhe sigurinë edhe shëndetin e punonjësve tanë.

Si pjesë e Grupit Nelt, për të cilin afarizmi i qëndrueshëm është bazë e të gjitha planeve afariste, përveç kujdesit për punonjësit, që ka fituar një dimension edhe më të fortë gjatë muajve të fundit, ne duam të jemi mbështetës të qëndrueshëm dhe të sigurt për komunitetin në të cilin ne veprojmë. Vitin e kaluar e përmbyllëm në mënyrën më të bukur – me një donacion për Shtëpinë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Zhvillim “Kolevka” (Djepi). Në marrëveshje me këtë institucion për nevojat prioritare të përdoruesve, ne kemi siguruar ndihmë në ushqime dhe produkte të higjienës personale në vlerë prej mbi 1.000.000 dinarë. Pa marrë parasysh se sa të vështirë ishin muajt e mëparshëm, nga ky këndvështrim, unë jam shumë krenar me të gjithë kolegët tanë, për ndërgjegjshmërinë, profesionalizmin dhe qëndrimin e tyre të përgjegjshëm si ndaj detyrave afariste ashtu edhe ndaj njëri-tjetrit. Ne po hyjmë në vitin 2021 me shumë ambicie, sepse e dimë që të gjitha planet tona bazohen në themele të forta – cilësi të shërbimeve dhe besueshmëri për të cilat na njohin.

Marrë nga: www.plutonlogistics.com