Grupi Nelt i tejkaloi një miliard euro të ardhura

Nelt Group avatar Nelt Group 22.12.2021.

Nelt Europe – Fillimi i punës të grupimeve në Kroaci dhe në Slloveni.

Të ardhurat e konsoliduara të Grupit Nelt, të njërit nga më të suksesshmit të sistemit të bizneseve vendase, e tejkaloi në vitin 2021 një miliard euro.

Rezultati impresiv i kompanisë, e cila bën biznes në dy kontinente dhe punëson mbi 4.000 njerëz, është shpallur në mbledhjen vjetore tradicionale të krerëve të kompanisë me përfaqësuesit e mediave. Përveç rezultateve të realizuara në vitin e kaluar, janë njoftuar edhe planet për vitin e ardhshëm. Vëmendje të veçantë shkaktoi njoftimi i biznesit të Grupit Nelt në Kroaci dhe në Slloveni, nëpërmjet themelimit të kompanisë Nelt Europe.

“Dalja në tregun europian për kompaninë Nelt është proces natyral i zhvillimit. Nelt Europe do të jetë pika e nisjes në zgjerimin e rrjetit të kompanive të Neltit në gjerë Europën. Milena Vushak, profesioniste e njohur me përvojë shumëvjeçare në industrinë FMCG, morri përsipër zhvillimin e biznesit tonë për Kroacinë dhe Slloveninë me planet ambicioze për zhvillimin dhe shpërndarjen e brendeve të Neltit në tregjet e përmendura”, tha Milosh Jeliç, drejtori i përgjithshëm i Grupit Nelt.

Pavarësisht nga fakti se edhe viti i kaluar ka qenë jashtëzakonisht i ndërlikuar, Grupi Nelt arriti që plotësisht t’ia përshtasi biznesin e vet situatës dhe të ruajë zinxhirin e vet të furnizimit pa ndërprerje në të gjitha tregjet. Gjithashtu, vazhdoi rritjen e qëndrueshme dhe punësimin, dhe në mënyrë të vazhdueshme investoi mbi 7 milion euro në infrastrukturë.

Falë investimit prej dy milion eurosh, kompania e rriti kapacitetin e Terminalit hekurudhor intermodal në Dobanovc, i cili me vendndodhjen e shkëlqyeshme, me biznesin efikas dhe me inovacionet teknologjike vërtetoi statusin e haba logjistike të Ballkanit Perëndimor.

Lider në fushën e shpërndarjes dhe të logjistikës, njoftoi edhe një hap të rëndësishëm dhe proces të shpejtuar të dixhitalizimit. Në partneritet me kompanitë botërore të njohura në fushën e teknologjisë dhe të analitikës së përparuar, si kompanitë Microsoft, SAS dhe ADD, është vazhduar puna në krijimin e ekosistemit dixhital në operacionet e biznesit, në mënyrë që të forcohet shkëmbimi i të dhënave, planifikimi dhe partneriteti me principalët, me blerësit, me klientët dhe me furnizuesit.

Strategjia e zhvillimit e kompanisë dhe qëndrueshmëria e saj afatgjate bazohet në investimet, të cilat për vitin 2022 janë planifikuar në shumën prej 19 milion euro, me zhvillimin e mëtejshëm të brendeve të Neltit dhe daljen në tregje të reja në Bashkimin Europian.

Miloš Jelić, CEO of Nelt Group

Darko Lukić, Executive Vice-President at Nelt Group

Milena Vušak, Business Development Manager, Nelt Europe

Robert Jenovai, Chief Human Resources Officer at Nelt Group

Marko Milanković, Corporate Communications Manager, Nelt Group