Principalët e rinj në tregun e Kosovës*

Nelt avatar Nelt 09.08.2021.

Listës së principalëve tanë në Kosovë i janë bashkuar edhe kompanitë Pharmanova dhe Twistshake.

Listës së principalëve tanë në Kosovë i janë bashkuar edhe kompanitë Pharmanova dhe Twistshake, me të  cilat është pasuruar edhe më shumë portofoli ynë i Pharmaceuticals në këtë treg.

Twistshake ofron një sërë prodhimesh të destinuara për ushqimin e foshnjave të të gjitha moshave, të cilat janë të thjeshta dhe të sigurta për t’u përdorur. Asortimenti përfshin shishet e vogla, silikon për mishrat e dhëmbëve të bebeve dhe biberonat, termuset, karrocat për fëmijë dhe shtesa të shumta. Ky brend i prodhimeve për fëmijë vjen nga Suedia dhe është me një dizajn modern.

Phramanova është një nga prodhuesit udhëheqës i produkteve farmaceutike në Serbi, i cili siguron ofrimin e prodhimeve të sigurta dhe të njohura. Biznesi filloi afër Beogradit në vitin 1991, por sot prodhimet nën këtë emërtim janë të disponueshme edhe në territorin e Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Misioni i kompanisë është që brendi Pharmanova të bëhet sinonim i cilësisë së prodhimit, i biznesit të sigurtë dhe i njerëzve kompetent.