![](https://www.nelt.com/wp-content/uploads/2020/11/Aleksa-5.jpg)
Aleksa Shaponjiq në konferencën “Future is now”
Alleksa Shaponjiq përfaqësoi Nelt në konferencën “Future is now”.
Alleksa Shaponjiq, Menaxher i Ekselencës Operacionale në Grupin Nelt, foli në konferencën “Future is now” për mënyrat e mbajtjes së rritjes së planifikuar në kushtet e krizës Covid-19, për nevojën për inovacione dhe digjitalizim në afarizëm, për ndryshimet në shprehitë e konsumatorëve, për pashmangshmërinë e ndryshimit të modelit të shitjes “Go-To-Market”, si dhe për ndikimin e përgjithshëm të pandemisë në shitje.
“Në momentin e krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit Covid-19, e kemi konsideruar që është e nevojshme që, pavarësisht nga madhësia e tyre, t’u mundësojmë të gjithë blerësve tanë të porositin mallra – përmes operatorëve, aplikacioneve ose personalisht. Në vend që të zvogëlojmë numrin e vendeve të shitjes që i furnizojmë, ne vendosëm të zgjerojmë rrjetin tonë të distribucionit.
Jemi bërë pionierë të shitjes “omnichannel” në tregun e Serbisë në sektorin e FMCG, dhe në këtë mënyrë jemi kujdesur që të gjitha produktet nga portofoli ynë të jenë vazhdimisht të disponueshme për konsumatorët përfundimtarë”, theksoi Alleksa.