Është arritur bashkëpunimi midis Nelt-it dhe Fakultetit ekonomik në Shkup

Nelt Group avatar Nelt Group 15.11.2019.

Aleksa Shaponjiq para kompanisë Nelt u ndau çmimet të diplomuarve më të mirë.

Në ceremoninë e mbajtur më 14 nëntor, me rastin e shënimit të 69 vjetëve të Fakultetit ekonomik në Shkup, Aleksa Shaponjiq para kompanisë Nelt u ndau çmimet të diplomuarve më të mirë. Me këtë rast, është nënshkruar edhe memorandumi mbi bashkëpunimin midis Grupit Nelt dhe Fakultetit ekonomik të Universitetit Kiril dhe Metodij.

“U hapim dyert studentëve në mënyrë që t’u mundësojmë të zbulojnë anën praktike të biznesit dhe për t’i motivuar ata që të fillojnë karrierat e tyre në sisteme të qëndrueshme, ashtu siç është Nelt”, tha Aleksi. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është ofrimi i mundësive studentëve për të arritur dijeni shtesë dhe zhvillimin e artit si gjatë studimeve, ashtu edhe pas përfundimit të tyre. “Studentët tanë mund të jenë kandidatë të shkëlqyer për punësimin në kompaninë Nelt. Në këtë shikoj perspektivën me afat të gjatë të këtij bashkëpunimi” tha dekani, prof. dr. Predrag Trpeski.

Në ceremoni u janë dorëzuar çmimet dhe diplomat Simona Nokolovskës, Aleksandar Gogovskit dhe Aleksandra Kolevës, studentëve të cilët u diplomuan me mesataren më të lartë.