Intervistë: Radovan Radulloviq, drejtor ekzekutiv i kompanisë Montenomaks

Montenomaks avatar Montenomaks 18.07.2019.

“Kompania Montenomaks me përkushtim dhe punë të vazhdueshme për të përmirësuar shërbimet e saj nga…

“Kompania Montenomaks me përkushtim dhe punë të vazhdueshme për të përmirësuar shërbimet e saj nga viti në vit arrin rezultate më të mira të biznesit dhe ndërton një imazh të njohur. Ne jemi perceptuar si një kompani që është një mbështetje e vlefshme për të gjithë klientët në fushën e logjistikës, si në Mal të Zi ashtu edhe jashtë kufijve të tij”, tha Radovan Radulloviq, drejtor ekzekutiv i kompanisë Montenomaks, për Glasnik të Dhomës së Tregtisë  të Malit të Zi.

Që nga fillimi i tij në vitin 1999, Montenomaks ka një zhvillim të vazhdueshëm, i cili është duke lëvizur në drejtim të rrumbullakosjes së shërbimit dhe arritjes së standardeve të njohura botërisht.

Cilat janë shërbimet që ua ofroni klientëve?

Radulloviq: Zhvillimi i kompanisë kërkon investime të mëdha, por gjithashtu një qasje të përgjegjshme ndaj kërkesave të tregut. Ne e përqendrojmë biznesin tonë në drejtimin e tendencave botërore në fushën e logjistikës. Lidhur me këtë, shërbimet që ofrojmë shkojnë në zgjidhjen më të suksesshme dhe moderne të nevojave të klientëve tanë. Falë ekipit të ekspertëve të Montenomaksit, kryejmë shërbime logjistike të integruara nga transporti, regullimi i dokumentave doganore dhe magazinimi, deri tek manipulimi me mallrat (VAS) dhe shpërndarja tek përdoruesi përfundimtar.

Përmendët shërbimet e integruara logjistike si pjesë e praktikës suaj. Çfarë nënkuptohet saktësisht me termin “të integruar” dhe cilat janë përparësitë e tij?

Radulloviq: Investimi në Qendrën Logjistike të Shpërndarjes në Danilovgrad, brenda të cilit funksionon Zyra Doganore e Danilovgradit na ka mundësuar që, që nga viti 2011 t’i ofrojmë tregut një shërbim të integruar dhe marjen përsipër të kujdesit të plotë të mallrave të klientëve, duke e bërë Montenomaksin  unik në Malin e Zi.

Sot, shërbimi i integruar i logjistikës i Montenomaksit kombinon transportin ndërkombëtar, ndërmjetësimin doganor, magazinimin, manipulimin me mallrat dhe shpërndarjen tek përdoruesi përfundimtar. Përveç kësaj, Montenomaksi gjithashtu ofron edhe shërbime ndërlidhëse në të gjithë Malin e Zi.

Për sigurinë dhe cilësinë e mallrave, është përgjegjës një ekip prej 140 personash përgjegjës dhe profesionistë, të cilët me efikasitetin dhe energjinë e tyre e bëjnë Montenomaksin partner të besueshëm në tregun vendas dhe rajonal.

Çfarë do të thotë shërbimi i magazinimit dhe pse Montenomaksi është një partner i denjë për kompanitë që kanë nevojë për këto shërbime?

Radulloviq: Për shumë kompani, magazinimi është një nga sfidat në zinxhirin e furnizimit nga fillimi në fund. Kur është fjala për mallra të veçanta që kërkojnë kushte të veçanta, është shumë e rëndësishme që kompania që ofron këtë shërbim i plotëson ato në mënyrë adekuate.

Qendra Logjistike e Shpërndarjes, e cila është gjithashtu selia e Montenomaksit, ndodhet në Danilovgrad, në një sipërfaqe prej 20.000 m². Kompania ka 10.500 m² hapësirë depoje, 7.000 m² në Podgoricë dhe 3,500 m² në Danilovgrad. Kapacitetet janë 10.000 vende paletë në sistemet moderne  të rafteve të larta me paleta

(PAL RACK) dhe 1.500 m² bllok lager për mallrat e papaletuara. Depot janë të pajisura me pajisjet më  moderne të magazinës dhe teknologjisë, përfshirë WMS Gold dhe teknologjinë për komisionimin e mallit  nëpërmjet komandave me zë – Pick by Voice.

Pavarësisht nga lloji i mallrave në fjalë, magazina e Montenomaksit  ju ofron një mundësi ruajtjeje në regjimin e ambientit dhe temperaturës (0°C deri +8 ° C dhe + 10°C deri në + 20°C). Kështu mund të ndjekim edhe të gjitha kërkesat e veçanta që mund të ketë një kategori e caktuar e mallrave.

Brenda Qendrës së Shpërndarjes dhe Logjistikës në Danilovgrad ekziston një depo mallrash Doganore Publike  e tipit “A” me leje dhe standarde të aplikuara për ruajtjen e të gjitha llojeve të mallrave të konsumit. Pse është e rëndësishme një depo e tillë?

Radulloviq: Në pajtim me Rregulloren për Zbatimin e Ligjit Doganor këtu bëhen punët për ndarjen e mallrave për doganimin e pjesshëm dhe tranzitin, marrjen e mostrave sipas kërkesave të organeve inspektuese dhe ruajtjen e mallrave deri në miratimin përfundimtar. Në varësi të nevojave të klientit, mallrat mund të ruhen në një ditë, një javë ose një muaj, pas së cilës ato do të transportohen në zyrat   e degës së Montemaksit me anë të linjave të përditshme dhe prej aty shpërndahen tek përdoruesit përfundimtarë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në të gjithë magazinat janë instaluar sistemet video dhe alarm, si dhe siguria fizike, që garanton sigurinë e mallrave të ruajtura në të gjitha magazinat tona. Mallrat e ruajtura sigurohen nga të gjitha rreziqet në vlerën e tyre të plotë.

Edhe një  nga shërbimet e tjera të ofruara nga Montenomaksi C&L është transporti kolektiv (grupor) rrugor. Sa kompani malazeze zgjedhin këtë shërbim dhe cilat janë situatat në të cilat ky shërbim është zgjidhja më e mirë?

Radulloviq: Transporti kolektiv rrugor nënkupton që të gjitha ngarkesat ruhen në një vend dhe pastaj dërgohen së bashku në të njëjtin kamion deri në destinacionin përfundimtar të tyre. Kur dërgesa dërgohet në disa vende në vend ose rajon, transporti kolektiv rrugor ofron fleksibilitet të madh. Në bashkëpunim me partnerët e huaj, Montenomaksi organizon transportin nga të gjitha destinacionet evropiane, brenda 7 ditëve të punës nga momenti i marrjes së porosisë, deri në dorëzimin përfundimtar. Në nivel vjetor, realizohen mbi 3000 dërgesa të transportuara.

Duke organizuar pesë linja të rregullta kolektive, sigurohet që dërgesa të arrijë shpejt dhe në mënyrë të sigurtë në adresën e dëshiruar. Linjat e rregullta kolektive nga Serbia, Bosnja, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria përfshijnë 13 automjete në javë. Nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore, linjat direkte udhëtojnë në Mal të Zi tre herë në javë, nëpër platformën në Austri dhe Kroaci.

Më shumë se 20 vjet përvojë dhe mbi 60.000 artikuj të përpunuar në vit e bënë Montenomaksin  përzgjedhje të parë të kompanive në Malin e Zi dhe provë se kompania është në rrugën e duhur të zhvillimit. Si e shihni të ardhmen e kompanisë dhe cilat janë hapat e ardhshëm në zhvillim që do të ishin me rëndësi për biznesin e kompanive malazeze?

Radulloviq: Siç e theksova në fillim, Montenomaksi është një kompani që ekziston që nga viti 1999 dhe 14 vjet jam në krye të saj. Prandaj, e di se çdo vit sjell sfida të reja, por edhe ide të reja që më vonë u bënë një praktikë e suksesshme. Unë jam i sigurt se koha para nesh, e cila është në shenjën e ndryshimeve teknologjike, sjell tendenca të reja në fushën e logjistikës.

Që nga qershori 2017, ne jemi bërë pjesë e Grupit Nelt, i cili operon me sukses në 11 tregje, në 2 kontinente. Kjo e forcoi pozitën e Montenomaksit  në tregun vendor dhe hapi mundësinë e zgjerimit në tregun e huaj, kryesisht në tregun e vendeve në rajon. Falë erës në krahë, ne besojmë se së shpejti do të njihemi si një kompani rajonale e respektueshme.