Mëngjesi i përvitshm me gazetarë

Nelt Group avatar Nelt Group 19.10.2017.

Mëngjesi i përvitshëm me gazetarë, të cilin e organizon tradicionalisht kompania Nelt.

Mëngjesi i përvitshëm  me gazetarë, të cilin e organizon tradicionalisht  kompania Nelt, është mbajtur më 18 tetor në hotelin Metropol në Beograd. Gazetarët patën mundësinë të mësojnë aktualitete nga afarizmi  i Nelt Group dhe të njihen me projektet kyçe të kompanive që përbëjnë Grupin në një dialog të hapur me anëtarët e Bordit Drejtues

Milosh Jeliq, Drejtor ekzekutiv  i Nelt Group, lajmëroi   realizimin e planeve për vitin 2017 dhe rezymoi  afarizmin  e suksesshëm të anëtarëve të kompanisë sonë me fjalët: “Ne e ndërtojmë suksesin mbi përsosmërinë në ofrimin e shërbimeve, përkushtimin  e punonjësve dhe aplikimin e teknologjive të reja”. Ne do të vazhdojmë të pozicionohemi edhe më tej në tregun e shërbimeve logjistike, zgjerimit gjeografik dhe investimeve të mëtejshme në zhvillim.

Investimi në edukimin e punonjësve, kapacitetet prodhuese dhe shërbyese të të gjitha kompanive në sistemin tonë, si dhe avancimin  e bashkëpunimit me komunitetin lokal, do të jetë fokusi ynë në të ardhmen.