Mirëseardhja për gjeneratën 6

Nelt avatar Nelt 09.06.2021.

“Dobar start”

Kompania Nelt në Serbi në gjashtë muajt e ardhshëm do të kryejë trajnime për kursantët e programit të paguar të zhvillimit “Dobar start” (“Fillimi i mirë”).

Kursantët e gjeneratës së gjashtë iu bashkuan ekipit të Nelt-it në 4 qeshor, dhe me këtë rast u urojmë mirëseardhjen!

Programi i trajnimit i menduar me kujdes nën parullën “Çelësi është në fillimin e mirë”, u krijon hapësirë kursantëve të fitojnë përvojën e punës në fushën e shitjes. Nëpërmjet punës intensive gjashtëmujore me kolegët, manaxherët për blerësit kryesorë me përvojën shumëvjeçare, kursantët do të kenë rastin që të njihen me nivelet e ndryshme të organizimit të shitjes, si edhe me detyrat dhe me përgjegjësitë. Programi do të përfundojë në fund të nëntorit.