Nebojsha Shaponjiq anëtar i ri i KD të Odës Ekonomike të Serbisë

Nelt Group avatar Nelt Group 16.06.2016.

Vizioni për modernizimin e sistemit të odës dhe forcimin e OES.

Kompanitë më të rëndësishme, pjesë e ekonomisë serbe që punëson dhe eksporton më së shumti, kanë dhënë përfaqësuesit e tyre në Këshillin e ri Drejtues të Odës Ekonomike të Serbisë me ide të qartë për modernizimin e sistemit të odave dhe forcimin e OES, dhe përfaqësimin më të mirë të ekonomisë në proceset e ardhshme, siç janë negociatat e anëtarësimit në BE.

Krahas drejtorit dhe themeluesit të Nelt, si anëtarë të rinj të KD të OES u zgjodhën: Udo Eichlinger (Siemens), Branko Millutinoviq (Nordeus), Zhelko Vujinoviq (Microsoft), Ronald Zeliger (Hemofarm), Miodrag Kostiq (MK Group), Andrej Jovanoviq (Moji brendovi), Xhon Kiricis (Delez Serbia), Dimitrije Knjeginjiq (Fabrika e Çimentos Lafarzh Beoçin), Predrag Qullibrk (Telekom), Vlladimir Millovanoviq (Energoprojekt holding), Dejan Radenkoviq (Kosmet prevoz) dhe Millun Todoroviq (AutoÇaçak).

Përbërja e re e forcuar e KD të OES pasqyron imazhin vital të ekonomisë serbe dhe bazohet në aspiratën e OES që në KD të saj të jenë të përfaqësuara të gjitha pjesët e ekonomisë – si biznesi i madh ashtu edhe ekonomia e vogël dhe e mesme dhe kompanitë autentike vendase dhe përfaqësuesit e kompanive më të rëndësishme botërore që bëjnë biznes në Serbi dhe ndërmarrjet private dhe shtetërore, si dhe përfaqësuesit e sektorëve ekonomik më inovativë dhe më dinamikë të Serbisë.