Nebojsha Shaponjiq në Samitin e CEO
Shaponjiq theksoi konceptin e kujdesit për njerëzit.
Nebojsha Shaponjiq, njëri nga themeluesit e Nelt Group, ka qenë panelist në Samitin e sivjetëm të Liderëve Ekonomikë ,një nga ngjarjet e vitit më të rëndësishme.
Shaponjiq mori pjesë në panelin përmbyllës të titulluar “Pasqyra rajonale e së ardhmes ekonomike”. Pjesëmarrësit e samitit paraqitën pikëpamjet e tyre mbi temat aktuale të inflacionit, rritjen e kostove të energjisë dhe ndikimin e Covid në çrregullimet e zinxhirëve të furnizimit global dhe rajonal.
Shaponjiq theksoi konceptin e kujdesit për njerëzit, i cili veçanërishtë doli në pah gjatë pandemisë.
Panelistët arritën në përfundimin se lidhëmëria dhe hapja rajonale janë të nevojshme për zhvillimin e përshpejtuar të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i kthyer sfidat në mundësi për rritje dhe zhvillim të industrive vendore, prodhuesve dhe të markave .
Samiti CEO në Beograd është ngjarja afariste më e rëndësishme e vitit ku folësit janë drejtuesit kryesorë, pronarët dhe anëtarët e Bordeve të kompanive më të suksesëshme vendase, të huaja dhe rajonale në sektorin real dhe të shërbimeve.