Nelt është sistem i përgjegjshëms,i qëndrueshëm dhe i suksesshëm

Nelt avatar Nelt 04.10.2021.

Goran Cerovina për Gazetat e biznesit (Poslovne novine)

Goran Cerovina, Drejtori Ekzekutiv i Nelt-it për tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës, foli për Gazetat e biznesit për rezultatet e biznesit të realizuara në tetë muajt e parë të vitit 2021, për strategjinë e biznesit dhe politikën e cilësisë të kompanisë dhe për projektet që shënuan biznesin e tyre në kohën e pandemisë COVID-19.

 

A mund të paraqisni rezultatet e biznesit që Nelt realizoi në tetë muajt e parë të vitit 2021?

Për kënaqësinë tonë të madhe, rezultatet në vitin 2020 ishin në përputhje me pritjet dhe qëllimet e rishikuara, edhe pse viti i kaluar ka qenë shumë sfidues në botën e biznesit. Ne madje shënuam edhe rritjen e përfitimitnë krahasim me vitin 2019. Në bazë të rezultateve në tetë muajt e parë të vitit 2021, nëpërmjet parametrave të qarkullimit dhe investimeve të realizuara, mund të themi se kemi një trend pozitiv në krahasim me vitin 2020. Konkretisht, ne kemi një rritje të të ardhurave prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjë që na motivon më tepër që nëpërmjet zgjerimit të portofoleve dhe organizimit të mbajmë pozicionin lider dhe në kuadër të shpërndarjes së mallit të konsumit të gjerë dhe në ofrimin e shërbimeve logjistike. Ne besojmë se do të arrijmë qëllimet e përcaktuara deri në fund të vitit.

 

Kompania renditet në bazë të rezultateve të biznesit midis “100 kompanive më të mëdha në BiH”. Cilët faktorë ndikojnë në sukses dhe cila është strategjia juaj e biznesit dhe politika e cilësisë?

Në punën tonë, ne mbështetemi në vlerat e korporatës: mentaliteti fitues, inovacioni, përgjegjësinë personale, perspektivën afatgjate dhe kujdesin për njerëzit. Bashkë me cilësinë e shërbimeve që ne ofrojmë, këto vlera na sjellin sukses afatgjatë. Nëpërmjet vlerave të përmendura të kompanisë tonë, ne kemi përcaktuar marrëdhënien e punonjësve me njëri-tjetrin, me partnerët e biznesit dhe klientet, si dhe me vetë kompaninë. Burimi më i rëndësishëm dhe themeli i biznesit të suksesshëm të Nelt-it janë pikërisht punonjësit tanë.

Prezantoni shkurtimisht Nelt d.o.o.

Nelt është pjesë e Grupit Nelt, i cili punëson mbi 4,000 njerëz në 15 kompani në 11 tregje të Europës dhe të Afrikës. Tashmë prej 15 vjetesh jemi të  pranishëm në tregun e BiH dhe aktualisht punësojmë 430 njerëz. Në BiH, kemi 16,000 m2 sipërfaqe ​​magazinimi të pajisur me teknologjitë më bashkëkohore dhe mbi 7,000 pika shpërndarjejenë vit. Momentalisht në tregun e BiH shpërndajmë marka të njohura të shumë kompanive, siç janë Mondelez, Kraš, Bambi, Neoplanta, Baby Food Factory, Mladegs Pak, Arla Foods, Kent, Friesland Campina, BiC, Jacobs Douwe Egberts, Japan Tobacco International, Karelia, Zlatni dukat, Philips, Energizer.

 

Deri në çfarë mase pandemia Covid-19 ka ndikuar në biznesin e kompanisë??

Vitin e kaluar, ne u përballëm globalisht me diçka që përfaqësonte pasiguri personale dhe profesionale, me pandeminë, e cila u shkaktoi dëme të mëdha individëve, ekonomisë dhe shoqërisë. Nelt tregoi se është sistem përgjegjshëm, i qëndrueshëm dhe i suksesshëm, që gjatë periudhave sfiduese, ka ofruar mbështetje për punonjësit dhe familjet e tyre, si dhe institucionet në BiH.. Nga kjo pikëpamje, mund të them se kemi bërë një punë të shkëlqyeshme dhe arritëm rezultate të shkëlqyera. Dua të falënderoj punonjësit tanë të cilët, edhe në kushtet e pandemisë Covid, treguan një qëndrim pozitiv, një nivel të lartë motivimi, besimi reciprok dhe shpirt ekipor.

 

Sipas mendimit tuaj, cilat projekte ose investime kanë shënuar operacionet e kompanisë në vitin 2020?

Si aktivitetin më të rëndësishëm për vitin e kaluar, do të doja të theksoja fillimin e bashkëpunimit rajonal me Grupin Kraš dhe punësimin shtesë të 80 kolegëve të rinj. Ne gjithashtu morëm titullin Punëdhënësi më i dëshiruarnë BiH nga ana e portalit mojposao.ba. Për më tepër, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, ne kemi zhvilluar aktivitete në luftën kundër Covid 19. Ne i kemi dhuruar mjete Fondit të solidaritetit të Republikës Srbe, spitaleve lokale, Kryqit të Kuq, për të cilat Shtabi federal i mbrojtjes civile na dha mirënjohje për merita të veçanta në fushën e mbrojtjes dhe të shpëtimit gjatë pandemisë.

Nga ana tjetër, brenda për brenda kemi qenë të përqëndruar në ruajtjen e ngarkesës së kërkuar ditore të punës,, të cilin falë përshtatjes në kohën e duhur ndaj situatës të sapo krijuar, e përfunduam me sukses.

 

Çfarë investimesh të rëndësishme planifikoni të bëni këtë vit?

Nelt investon vazhdimisht në fushat, të cilat sigurojnë perspektivën afatgjate për kompaninë – ndërtimin e magazinave të zgjuara, zhvillimin e teknologjive të reja dixhitale, zhvillimin e shërbimeve logjistike të integruara, flotat e ripërtërira të automjeteve, mbrojtjen e mjedisit dhe më e rëndësishmja, edukimin dhe përsosjen profesionale të punonjesve tanë.

Në vitin aktual, kemi plane dhe projekte shtesë me qëllim që të fitojmë principalë të rinj dhe të zgjerimit të asortimenteve me partnerët ekzistues. Prioriteti, si në të gjitha këto vite, është ofrimi i shërbimeve të shpërndarjes dhe logjistikës të nivelit më të lartë të efikasitetit dhe cilësisë – për drejtuesit, klientët dhe partnerët tanë të biznesit.

 

Çfarë sjell 2021 për Nelt në aspektin e biznesit dhe cilat janë pritjet tuaja?

Nelt i ka vënë vetes qëllime ambicioze biznesi për vitin 2021, kështu që ne do të përpiqemi që pavarësisht nga rrethanat, t’i realizojmë ato. Investimi në modernizimin, dixhitalizimin e proceseve, zgjerimin e kapaciteteve magazinuese, marrjen e një roli më të madh në transportin ndërkombëtar, zhvillimin shtesë të shërbimeve logjistike janë disa nga planet tona aktuale. Partnerëve ekzistues do të vazhdojmë t’u ofrojmë shërbimet më cilësore në fushën e logjistikës dhe shpërndarjes së mallrave të konsumit..

Bashkë me investimet dhe projektet e përmendura, Grupi ynë global përpiqet në mënyrë afatgjate që në të ardhmen të dalë edhe në tregjet fqinje në rajonin më të gjerë, por edhe në BE.

 

Intervistues: Irena Vasić Dobrić, gazetare e redaksisë Poslovne novine (Gazetat e biznesit)