Nelt L.L.C. ka vendosur një bashkëpunim me ambasadën e Hungarisë

Nelt avatar Nelt 15.07.2024.

Bashkëpunimi dhe partneriteti janë disa nga faktorët kyç për një biznes të suksesshëm dhe zhvillimin e tij. Kompania jonë në tregun e Kosovës ka arritur një bashkëpunim me ambasadën e Hungarisë në disa fusha të ndryshme.

Në fillim të majit, Nelt L.L.C. u vizitua nga Aron Kerekgyarto, sekretari i dytë për ekonomi dhe tregti në ambasadën e Hungarisë në Prishtinë. Në takimin me Artan Durguti, drejtor ekzekutiv për tregun e Kosovës, Andi Krasniqi, menaxher i logjistikës dhe Aljma Memeti, specialiste për burimet njerëzore dhe administratë, u njohën me operacionet e kompanisë sonë, dhe më pas diskutuan më hollësisht për rezultatet e shitjes së produkteve me origjinë hungareze, Hell Energy – princiipal me të cilin bashkëpunojmë që nga gushti i vitit të kaluar në këtë treg.

Gjatë vizitës, u dakorduan për mbështetje gjatë aktiviteteve komerciale me qëllim të plasmanit më të mirë të produkteve me origjinë hungareze.

Shumë shpejt pas vizitës në hapësirat tona të biznesit, më 9 maj në Ditën e Evropës, u organizua promovimi i produkteve Hell.

“Në sheshin Zahri Pajaziti në Prishtinë, qytetarët patën mundësinë të provojnë pije energjike Hell dhe kafe të ftohtë. Në organizimin e këtij aktiviteti morën pjesë shumë kolegë dhe kolege nga sektori i logjistikës dhe kështu treguan mentalitetin fitues dhe shpirtin e ekipit që karakterizon kompaninë tonë, dhe që reflektohet edhe në bashkëpunimet e tjera të biznesit.” Andi Krasniqi, menaxher i logjistikës.