Nelt njofton një rritje të xhiros prej 28.5 për qind në vitin 2016

Nelt Group avatar Nelt Group 12.10.2016.

Pas tre vitesh afarizëm të bashkuar të të gjitha kompanive në sistemin organizativ të Nelt…

Pas tre vitesh afarizëm të bashkuar të të gjitha kompanive në sistemin organizativ të Nelt Group, janë arritur rezultate të rëndësishme, u komunikua sot në mëngjesin e përvitshëm  tradicional të punës me mediat.

Në vitin 2015, xhiroja arriti në 702 milionë euro, ndërsa me rritjen organike, me lidhjen e kontratave  me principalë dhe klientë të rinj, si dhe fillimi i afarizmave  të rinjë  në vitin 2015, Nelt Groupe rriti numrin e punonjësve me 250 dhe parashikon rritje të të ardhurave prej 28.5

për qind. Sot, 12 kompani në kusdër të Grupit Nelt punësojnë përafërsishtë  4000 njerëz në 7 tregje, duke e bërë atë një nga sistemet më të suksesshme të afarizmit vendas.

“Duke aplikuar teknologji të reja në të gjitha aktivitetet tona, duke iu përgjigjur profesionalisht nevojave të klientëve dhe drejtuesve tanë, ne jemi kthyer në një sistem biznesi të suksesshëm dhe të njohur. Përkushtimi që tregojmë është rekomandimi më i mirë për mirëmbajtjen e re, por edhe afatgjatë të partneriteteve ekzistuese. Vlerat tona janë gjithashtu një tregues i mentalitetit pozitiv të punonjësve tanë, i cili është një faktor kyç në suksesin tonë”, tha Milos Jelic, CEO i Nelt Group.