Nelt përsëri midis “100 më të mëdhatë në BiH”

Nelt Group avatar Nelt Group 29.10.2021.

Rendimi është bërë në bazë të treguesve finsnciarë të përfunduar, sipas të ardhurave…

Në ngjarjen “100 më të mëdhatë në Bosnje dhe Hercegovinë”, e cila është realizuar për të 34. herë në Sarajevë, Nelt ka marrë njohjen si kompani e dytë më e suksesshme në kategorinë e ndërmarrjeve të mëdha sipas të ardhurave.

Rendimi është bërë në bazë të treguesve finsnciarë të përfunduar, sipas të ardhurave, fitimet dhe eksportit. Këtë vit janë renditur 744 kompani.

“Në punën tonë mbështetemi në vlerat korporative: mentaliteti fitues, risinë, përgjegjësinë personale, perspektivën afatgjate dhe kujdesin për njerëzit. Bashkë me kualitetin e shërbimeve që ofrojmë, këto vlera na sjellin suksese afatgjate. Nëpërmjet postulateve të përmendura të kompanisë tonë, kemi definuar marrëdhëniet e punonjësve ndaj njëri tjetrit, ndaj partnerëve të biznesit dhe blerësve, si edhe ndaj vetë kompanisë. Burimi më i rëndësishëm dhe themeli i biznesit të suksesshëm të Nelt-it janë pikërisht punonjësit tanë”. tha Goran Cerovina, drejtori ekzekutiv i Nelt BiH.