Nelt përsëri midis top 3 të punëdhënësve më të dëshirueshëm në BeH

Nelt avatar Nelt 24.04.2021.

Njohja e tetë e Nelt-it për Punëdhënësin më të mirë në lëmin e shpërndarjes.

Sipas studimeve që ka kryer portali MojPosao.ba, Nelt është në top 3 kompanitë në BeH, të cilat janë punëdhënësit më të dëshirueshëm për vitin 2020. Kjo njëkohësisht është edhe njohja e tetë e Nelt-it për Punëdhënësin më të mirë në lëmin e shpërndarjes.

Përveç studimit të rregullt “Punëdhënësi më i dëshirueshëm në BeH”, portali MojPosao.ba këtë vit ka pasur edhe qëllimin shtesë. Është analizuar edhe ndryshimi i perceptimit të qytetarëve për punëdhënësit më të dëshirueshëm gjatë vitit të shkaktur me pandeminë, si edhe faktorët, të cilët ndikuan mbi të. Në këtë studim morrën pjesë 15.000 njerëz.

“Gëzohem që pjesëmarrësit e këtij studimi vunë re se Nelt BeH, si kompani në lëmin e shpërndarjes, është rradhitur në top 3 të punëdhënësve më të dëshirueshëm në territorin e BeH për vitin 2020. Jemi ndeshur me vështirësitë për shkak të ndikimit negativ të pandemisë, të cilat në disa momente e ngadalësuan veprimin tonë të biznesit. Megjithatë erdhi edhe deri tek realizimi i ideve të reja të biznesit, duke qenë se portofolin tonë e kemi zgjeruar për një numër të konsiderueshëm të prodhimeve me traditë dhe cilësi shumë të lartë. Përfitimet e këtyre lëvizjeve të biznesit i presim edhe në periudhën e ardhshme. Në kushtet e tilla që krijoi pandemia Covid, kjo njohje është edhe një provë se qëndrimi pozitiv, motivimi, besimi reciprok dhe puna ekipore është rruga më e mirë drejt suksesit. Shpresojmë për një pozicionim më të mirë në treg, sepse ne, si Nelt, rezervojmë të drejtën që të jemi modestë dhe përpiqemi për statusin e liderit” tha Goran Cerovina, drejtori ekzekutiv Nelt BeH.

Me projektin Punëdhënësi më i dëshirueshëm promovohet praktika pozitive e drejtimit me potencialet njerëzore në BeH në mënyrë të tillë që kompanitë të motivohen edhe më tepër që të avancojnë marrëdhëniet e veta ndaj të punësuarve, dhe të ofrojnë kushte të shkëlqyera për punë, zhvillim dhe edukim.