Neregelisë i është caktuar Statusi i subjektit ekonomik të autorizuar

Neregelia avatar Neregelia 17.09.2020.

Кoncepti AEO

Në përputhje me standartet më të larta të BE në fushën e bashkëpunimit dhe partneritetit midis doganës dhe bashkësisë së biznesit (koncepti AEO) Administrata e doganës të Malit të Zi caktoi statusin e parë të subjektit ekonomik të autorizuar kompanisë Neregelia nga Podgorica, njërës prej 15 kompanive të Grupit Nelt.

Koncepti i subjektit ekonomik të autorizuar (AEO), të cilin e vendosi Organizata Botërore e Doganave (WCO) bazohet në partneritetin midis organeve doganore dhe subjekteve ekonomike, në mënyrë që të realizojnë qëllimin e përbashkët – sigurinë e zinxhirit të furnizimit,

“Ky është vërtetimi për besimin, kualitetin, transparencën dhe legalitetin e biznesit, për të cilin ne kujdesemi që nga krijimi i firmës në Mali e Zi. I jemi përkushtuar transparencës së plotë në marëdhëniet me të gjithë partnerët, me ata të biznesit dhe me ata të shtetit, me qëllimin që edhe më tej të ndërtojmë dhe të forcojmë marrëdhëniet reciproke. Neregelia dëshiron të jetë partner aktiv në zhvillimin e shoqërisë, dhe me këtë rast të japim kontributin tonë në rrugën europiane të Malit të Zi”, tha drejtoresha ekzekutive e Grupit Nelt për tregjet e Malit të Zi dhe të Shqipërisë, Ljilja Pizhurica.

Thjeshtimi, shpejtimi i procedurave doganore dhe zvogëlimi i shpenzimeve të biznesit janë përparësitë bazë të marrjes së statusit AEO.