SHAPONJIÇ MORRI PJESË NË DY NGJARJET MË TË MËDHAJA TË BIZNESIT NË SERBI

Nelt Group avatar Nelt Group 07.06.2021.

Nebojsha Shaponjiç, njëri nga themeluesit e Grupit Nelt.

Nebojsha Shaponjiç panelist në Forumin Pranveror Vivaldi

Nebojsha Shaponjiç njëri nga themeluesit e Grupit Nelt, morri pjesë në ngjarjen më të madhe të biznesit në Serbi – në Forumin Pranveror Vivaldi, i cili u mbajt nga data 2 deri në 4 Qershor në Mokra Gora në organizatën e shkollës Mokrogore të menaxhimit.

Forumi Vivaldi iu përkushtua sipërmarrësve dhe të gjithëve që planifikojnë të bëhen sipërmarrës. Pjesëmarrësit patën rastin që të dëgjojnë panele të ndryshme për biznesin, udhëheqjen me sukses të kompanisë si edhe për përvojën e biznesmenëve serbë.

 

Shaponjiç në forumin e biznesit  në Kopaonik: “Heqja e barrierës për efikasitetin e biznesit”

Nebojsha Shaponjiç, njëri nga themeluesit e Nelt-it, mori pjesë të mërkurën 26 Maj në forumin e biznesit në Kopaonik “Ekonomia serbe si mikpritëse – perspektivat e investitorëve”, i dedikuar kushteve të biznesit dhe të investimeve.

Është biseduar për rëndësinë e potencialeve të pashfrytëzuara mbi të cilat Republika e Serbisë ka mundësi të mbështetet në strategjinë e zhvillimit ekonomik të saj, për qëndrimet dhe përvojat e liderëve të koorporatave më të suksesshme në vendet tona, si edhe për klimën e investimit në Serbi.

Duke theksuar rëndësinë e sistemit administrativ dhe transparencën në biznes, Nebojsha tregoi ndikimin e madh të barrierave nëpër kufinj  në transportin dhe në efikasitetin e biznesit. “Vazhdimisht insistohet në këtë që Serbia të harmonizohet me BE, të hapë kapitullin, por kemi problem kur dalim në vendet e BE ose në rajon. Përshembull në BeH, për të regjistruar një pjesë të ushqimit për fëmijë, janë të nevojshme 12 regjistrime në nivele të ndryshme të administratës, tre deri në gjashtë muaj dhe shumë para. Përsa i përket BE, shikoni vetëm kolonat e kamionëve në kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë. Kjo nuk është për shkak të anës tonë, ne jemi të harmonizuar”, tha Shaponjiç.

Përveç themeluesit të Nelt-it, në panel diskutuan përfaqësuesit e MK group, bankës Raiffeisen, të Dhomës ekonomike amerikane, JBAS (Aleanca e Biznesit Japonez të Serbisë) dhe të Klubit të biznesmenëve, kurse panelin e moderoi Dushan Tomiç, nga kompania Ernst & Young.