Shaponjiç në forumin e biznesit në Kopaonik: “Heqja e barrierës për efikasitetin e biznesit”

Nelt Group avatar Nelt Group 28.05.2021.

Ekonomia serbe si mikpritëse – prespektivat e investitorëve

Nebojsha Shaponjiç, njëri nga themeluesit e Nelt-it, mori pjesë të mërkurën 26 Maj në forumin e biznesit në Kopaonik “Ekonomia serbe si mikpritëse – perspektivat e investitorëve”, i dedikuar kushteve të biznesit dhe të investimeve.

Është biseduar për rëndësinë e potencialeve të pashfrytëzuara mbi të cilat Republika e Serbisë ka mundësi të mbështetet në strategjinë e zhvillimit ekonomik të saj, për qëndrimet dhe përvojat e liderëve të koorporatave më të suksesshme në vendet tona, si edhe për klimën e investimit në Serbi.

Duke theksuar rëndësinë e sistemit administrativ dhe transparencën në biznes, Nebojsha tregoi ndikimin e madh të barrierave nëpër kufinj  në transportin dhe në efikasitetin e biznesit. “Vazhdimisht insistohet në këtë që Serbia të harmonizohet me BE, të hapë kapitullin, por kemi problem kur dalim në vendet e BE ose në rajon. Përshembull në BeH, për të regjistruar një pjesë të ushqimit për fëmijë, janë të nevojshme 12 regjistrime në nivele të ndryshme të administratës, tre deri në gjashtë muaj dhe shumë para. Përsa i përket BE, shikoni vetëm kolonat e kamionëve në kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë. Kjo nuk është për shkak të anës tonë, ne jemi të harmonizuar”, tha Shaponjiç.

Përveç themeluesit të Nelt-it, në panel diskutuan përfaqësuesit e MK group, bankës Raiffeisen, të Dhomës ekonomike amerikane, JBAS (Aleanca e Biznesit Japonez të Serbisë) dhe të Klubit të biznesmenëve, kurse panelin e moderoi Dushan Tomiç, nga kompania Ernst & Young.