Zhvillimi i markave Nelt

Nelt Group avatar Nelt Group 02.04.2021.

Fabrikës së ushqimit për fëmijë

Si pjesë e planit strategjik që të vazhdojmë dhe të shpejtojmë zhvillimin e kompanive tona, me kënaqësi ku njoftojmë për investimet organizative të rëndësishme në Fabrikën e ushqimit për fëmijë.

Grupi Nelt, si pronar 100% i Fabrikës së ushqimit për fëmijë, njofton ndryshimet e mëposhtme, të cilat kanë për qëllim vazhdimin e suksesit që kemi arritur gjatë dy viteve të kaluara:

Që nga 01.04. Nenad Nikolovski merr përsipër funksionin e drejtorit të ri ekzekutues të Fabrikës së ushqimit për fëmijë. Nenadi tashmë ka njëzet vjet që bashkëpunon me grupin Nelt, ku gjatë kësaj kohe ka kryer disa role manaxheri rajonale të rëndësishme në kompanitë L’Oreal i Prockter & Gamble.

Milena Cvetkoviç, drejtoresha ekzekutuese e deritanishme e FDH (FUF – Fabrika e Ushqimit për Fëmijët, në shqip), kalon në funksionin e ri: Drejtoresha e operacioneve FDH. Milena ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë dy viteve të kaluara në ballë të FDH, me përmirësimin e mënyrës së punës, të operacioneve dhe të rezultateve, të përfunduar me kalimin e fabrikës 100% në pronësinë e Nelt-it.

Marina Bulut, manaxhere e deritanishme e kontabilitetit dhe taksave të Grupit Nelt, merr përsipër funksionin e Drejtorit të financës të FDH. Kalimi i Marinës në FDH vazhdon praktikën e suksesshme të shkëmbimit të talenteve midis anëtarëve të Nelt Holding-ut.

Milica Gjukiç që nga data 01.04.2021, do të marrë pësipër rolin e drejtorit të marketingut të FDH. Milica karrierën e vet të sukseshme e ndërtoi në P&G, në pozitën e manaxherit brend senior rajonal, ku nga e cila mbuloi disa tregje në Europën Juglindore, duke punuar në brendet e njohura për fëmijë, ashtu siç është Pampers.

Më 01.04 fillon me punën edhe Natalija Nedeljkoviç, në pozitën e drejtorit të operacioneve brend të Fabrikës të ushqimit për fëmijë. Natalija vjen në Nelt Holding mbas karrierës së suksesshme në JTI dhe në P&G, ku ka kryer me sukses rolin e manaxherit senior brend duke mbuluar disa tregje në rajon. Natalija do të ndihmojë që fushatat e marketingut Fabrikës të ushqimit për fëmijë dhe të Neoplantës të jenë akoma edhe më efikase dhe më efektive.

Që nga 15.03.2021, Marina Guzijan është vendosur në pozitën e manaxherit të analizës të tregjeve, si për Fabrikën e ushqimit për fëmijë, ashtu edhe për Neoplantën. Marina vjen në Nelt ne përvojën e punës në kompanitë Coca Cola Hellenic dhe Mondelez, ku ka kryer analizën e shitjes dhe të tregjeve, e angazhuar për tregun e rajonit lindor Adria.

Milan Karakliç, drejtori i deritanishëm i financave të FDH, merr përsipër pozitën e manaxherit të projektit për integrimin e brendit Bebi Premium, të cilin grupi Nelt formalisht e merr përsipër nga Grupi Atlantik më 01.07.2021.

Marija Iliç, nga 01.04.vjen në pozitën manaxher për punët juridike të FDH, dhe ajo direkt do t’i përgjigjet Nenad Nikololovskit, drejtorit ekzekutiv të FDH.

Ky investim i rëndësishëm organizativ në FDH dhe në Brendet Nelt, do të na ndihmojë që të vazhdojmë dhe të shpejtojmë rritjen dhe zhvillimin e portofolit tonë, dhe fuqimisht të nisemi në pushtimin e tregjeve të reja.