Shpërndarja

Grupi Nelt shpërndan mallra të konsumit, duhanit, farmaceutikës dhe kozmetikës. Cilësia e shërbimit, njohja e markave dhe mbulimi i mirë i tregut i veçojnë kompanitë tona në krahasim me konkurrencën dhe i bëjnë ato kompani kryesore të shpërndarjes në tregjet në të cilat operojnë. Efiçenca e biznesit bazohet në katër njësi funksionale të lidhura: planifikimi i inventarit, shitja, tregtia dhe shërbimi ndaj klientit.