Dorëzimi
Mallrat dorëzohen me flotën e përbërë nga 450 automjete me kapacitet prej 2.5 deri në 11 ton, në regjime të ndryshme të temperaturës. Të gjitha automjetet janë të pajisura me pajisje GPS dhe drejtimi i shpërndarjes për tërë flotën bëhet përmes softuerit për kursin dinamik (Sky Track). Informacioni i rrugës së dorëzimit transmetohet nëpërmjet ERP (SAP) në softuerin e menaxhimit të magazinës (WMS Gold), ku më tej bëhet ndarja e mallit. Automjetet e shpërndarjes janë të pajisura me PDA që lejojnë transportuesin të ketë një pasqyrë të detajuar të të gjithë parametrave që lidhen me shpërndarjen, siç janë detajet e rrugës, pasqyrimi i fletëdërgesave, gjendja e detyrave të dorëzimit, navigimi sipas planit të shpërndarjes.
Faleminderit!
Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
Ju do të merrni reagimet sa më shpejt të jetë e mundur.