Fillimi i mirë

Fillimi i mirë është një program i paguar i nisur në vitin 2015 me qëllim që studentëve të rinj, të begatë dhe ambiciozë t’u mundësojë të zhvillojnë aftësitë e tyre të biznesit dhe të specializojnë në punë si Key Account Manager. Programi përfshin punën në pozita të ndryshme brenda sektorit të shitjes, duke punuar me mentorë, duke marrë pjesë në trajnime dhe seminare. Duke njohur nivelet e ndryshme të organizimit, studentët mësojnë tetë muaj për specifikat e çdo pozicioni individual, duke fituar një mundësi për të përmirësuar veten në një pozicion që është tema e interesimit të tyre dhe për të patur një pamje më të gjerë të funksionimit të përgjithshëm të shitjeve në një sistem të madh biznesi.

Deri tani, pas përfundimit të programit, më shumë se 90 për qind të pjesëmarrësve u është dhënë mundësia për punësim të përhershëm në kompaninë tonë dhe sot ata janë pjesë e ekipit shitës të Nelt.

Teodora Đorđević

Asistent në program

“Jam apsolvent në Fakultetin ekonomik në Beograd, ku edhe dëgjova për këtë program. Jam shumë e motivuar që të bëhem pjesë e ekipit Nelt. Punoj me mentorët në divizionin i cili merret me shitjen e prodhimeve të Nepolantës.”

Saša Stevanović

Asistent i shitjes

“Ky program mundëson që të luash me “lojtartë të mëdhenj”, të qëndrosh krah për krah me kolegët për të cilët ke dëgjuar se janë më të mirët në punën e tyre. Ajo që është më e rëndësishme – secili prej tyre është i hapur mjaftueshëm, janë në dispozicion për çfarë do lloj ndihme dhe në mënyrë joegoiste transmetojnë njohuritë.”

Milica Čorlija

Specialiste e Trade Marketingut

“Edhe pse shitja ështlë perceptuar përgjithësisht si punë për burra, në Nelt nuk ekzistojnë ndarjet. Shpirti ekipor është me të vërtetë në nivel të lartë. Të gjithë janë kolegialë dhe të gatshëm për të ndihmuar.”

Miloš Sebić

Manaxher i shitjes për blerësit kryesorë

“Edhe më tej jam i dashuruar në tregëti. Në Nelt të gjitha procedurat dhe proceset janë në nivel të lartë, gjë që më ka motivuar edhe më tepër që të mësoj dhe të përparoj.”

Marina Rackov

Planifikues i rezervave

“Informaconet kthyese të cilat i marrim nga ana e mentorëve janë të paçmueshme. Janë këtu për të na treguar në gjithshka që është e mirë në punën tonë të deritanishme por edhe të përparojnë të menduarit tona, sjelljen dhe reagimet në disa situata.”

Jovan Grujić

Mbikqyrës i shitjes

„Ky program i zhvillimit është tregues i vertetë që kompania kujdeset për njerëzit. Nëpërmjet shoqërimit me pjesëmarrësit e tjerë ne program arrihen miqtë e vërtetë.“