Komiteti ekzekutiv
Darko Llukiq
Drejtor i Përgjithshëm
Darko ka marrë pozitën Drejtor i përgjithshëm i Nelt Group në vitin 2024, pasi kishte kaluar mbi tre vjet si Zëvendëskryetar Ekzekutiv në kompani. Darko ka përvojë shumëvjeçare në udhëheqjen e korporatave në pozita të larta. Në kompaninë Coca-Cola Hellenic Bottling Company është marrë me projekte strategjike pranë zyrës së Drejtorit Ekzekutiv, ndërsa në Procter & Gamble ka punuar për më shumë se 11 vjet në disa funksione të larta grupore menaxhuese në financa.
Robert Jenovai
Nënkryeta për tregun e Serbisë
Sot, Roberti merr pozitën e drejtorit ekzekutiv për tregun e Serbisë. Roberti karrierën në Nelt e ka filluar në vitin 1997 në shitje, që së shpejti pas kësaj u bë drejtori i Neregelisë në Malin e Zi. Ka qenë pionier i operacioneve të Nelt-it në kontinentin afrikan, ku më vonë udhëhoqi zhvillimin e shitjes në Ballkanin Perëndimor. Në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2022 Roberti punoi në pozitën e drejtorit ekzekutiv për burimet njerëzore të Grupit Nelt. Diplomoi në Universitetin Doba në Slloveni.
Goran Cerovina
Nënkryetar për Adria tregjet
Gorani ka dy dekada përvojë në industrinë e FMCG dhe është një profesionist i dëshmuar dhe lider. Karriera e tij ka filluar në Orbitko. Pas përvetësimit nga ana e Nelt, ai kaloi në postet e mbikëqyrësit të shitjeve, menaxherit të parashitjeve, menaxherit të shitjeve, deri në postin e Drejtorit ekzekutiv, të cilin e ushtroi me sukses deri në maj 2024. Ai është aktiv në nismat shoqërore dhe është anëtar i disa Këshillave drejtuese.
Boris Maçak
Zëvendës President për tregjet Afrikane
Boris është në kompani që nga viti 1997. Gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në Nelt, ai mbajti pozicionet më të përgjegjshme si Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë Neregelia në Mal të Zi, Menaxher i Shitjeve i Nelt-it në Ballkanin Perëndimor, deri në pozicionin aktual të Zëvendës Presidentit të Grupit për tregjet Afrikane.
Marko Ciliç
Drejtori Ekzekutiv për Financat
Marko Nelt-it iu bashkua në vitin 2022. Karrierën në fushën e financave e filloi në kompaninë Procter & Gamble, nëpërmjet roleve të ndryshme të financave komerciale dhe korporative, duke përfshirë edhe pozitën e manaxherit financiar për Ballkanin Perëndimor. Karrierën e vazhdon në kompaninë Novartis, nëpërmjet disa pozitave të përgjegjësisë në rritje për tregjet (Serbi, Sllovaki, Rumani), gjerë rajoni, CEE dhe Europën në selinë e korporatës në Zvicër. Diplomoi Manaxhment në Fakultetin e shkencave organizative në Beograd.
Bojana Muciç
Drejtoresha ekzekutive për burimet njerëzore
Bojana vjen në Nelt pas katërmbëdhjetë vjetëve të kaluara në pozita të ndryshme HR në kompaninë Coca-Cola Hellenik gati në të gjitha tregjet e Ballkanit Perëndimor, por karrierën e ka filluar në vitin 2005 në kompaninë Gi Group, ku ka punuar si konsulente. Ka mbaruar studimet master në Fakultetin filozofik të Universitetit në Beograd. Në degën e letërsisë.
Millan Bukoroviq
Drejtori Ekzekutiv i Teknologjisë së Informacionit
Millani u bashkua me Nelt-in në vitin 2017 dhe sot është përgjegjës për administrimin e Teknologjisë së Informacionit të të gjitha kompanive të Nelt Group. Ai e drejtoi interesin e tij profesional drejt IT dhe fitoi përvojë të konsiderueshme në Generali Osiguranje, ku përparoi nga Zhvilluesi i Softuerit në Drejtor të Sektorit. Ai u diplomua në Fakultetin e Matematikës, Universitetin e Beogradit.
Aleksandra Joviq
Drejtor Ekzekutiv i Strategjisë dhe Transformimit
Aleksandra iu bashkua Neltit në vitin 2024 si profesioniste me përvojë me eksperiencë shumë vjeçare në drejtimin e iniciativave dixhitale, menaxhimin e të dhënave dhe analitikën, si dhe në operacionet e IT. Ka të kryer Fakultetin e Shkencave matematike-natyrore në Novi Sad.