Politika e Cilësisë dhe çertifikatat
Menaxhimi i cilësisë dhe vendimmarrja bazohen në vlerësimin e riskut dhe qasjen në proces. Aktivitetet janë të dizajnuara sipas ciklit PDCA (plan-do-check-act), që do të thotë se ato janë planifikuar dhe ndjekur nga analiza me sugjerime për përmirësim. Ne kemi implementuar një sistem të menaxhimit të rrezikut në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 31000 dhe kemi certifikuar sistemet e menaxhimit të cilësisë ISO 9001, HACCP për sigurinë e ushqimit dhe GDP për zbatimin e praktikave të mira në shpërndarjen e ilaçeve. Çertifikatat u kryen nga organizmat çertifikues kryesorë në përputhje me kërkesat e standardeve të organizatës ndërkombëtare të standardizimit.