Karriera

Bartësit e suksesit të Nelt-it janë punonjësit. Kjo është arsyeja përse vëmendje e madhe i kushtohet seleksionimit dhe zhvillimit të kuadrove kompetentë dhe ambiciozë. Perspektiva afatgjate, inovacioni, përgjegjësia personale, kujdesi për njerëzit dhe mentaliteti fitues janë vlera që ne i njohim dhe që kujdesemi për to si bazë e kulturës organizative dhe përsosmërisë.

Ne ruajmë kënaqësinë e punonjësve në një nivel të lartë bashkë me aktivitetet dhe paketat, të cilat ndikojnë pozitivisht në motivim. Për anëtarët e ekipit tonë, sigurojmë një mjedis pune modern dhe stimulues. Në mënyrë që të zhvillojmë aftësitë tona të biznesit dhe të fitojmë njohuri të reja, organizojmë mësimdhënie, trajnime dhe punëtori. I kushtojmë vëmendje kujdesit shëndetësor nëpërmjet kontrolleve sistematike mjekësore dhe sigurimeve shëndetësore private.

Si një kompani e cila bazohet në vlerat familjare, Nelt punonjësve të saj u siguron dhuratë me para në rastet e martesave dhe lindjes së fëmijëve. Gjithashtu, me dëshirën për të ndihmuar balancimin në nivelin privat dhe profesional, baballarëve pas lindjes së fëmijës, u jepen pesë ditë leje nga puna, ndërsa kolegeve në lejen e lindjes, përveç shumës së plotë të të ardhurave në periudhën prej dymbëdhjetë muajsh, u mundësohet edhe koha e punës e shkurtuar pas kthimit në punë. Për ditën e parë të shkollës, përgatisim paketa, ndërsa një ditë në vit ja kushtojmë argëtimit dhe edukimit të fëmijëve të punonjësve në festën e Ditës së Fëmijëve.