FUNDJAVËT ANGOLEZE

Nelt avatar Nelt 17.08.2021.

Author: Srdjan Bogetic, Finance and Operations Manager, Nelt Group

Revista e re solli një pjesë të vogël të përmbajtjes dhe historive interesante nga kolegët tanë në të gjithë Grupin Nelt. Një raport nga numri i ri i afroi lexuesit me Angolën dhe përvojën, jo vetëm të punës, por edhe të jetës familjare në këtë vend afrikan. Teksti është shkruar nga Srdjan Bogetic, menaxher i operacioneve dhe financave në Nelt Angola, dhe ne e transmetojmë atë në tërësi si më poshtë.

TRE VITE VENDIMTARE…

Aventura ime afrikane filloi në vitin 2007. Në tetor të atij viti, unë fillova të jetoj dhe të punoj në kryeqytetin e Ugandës, Kampala. Unë shkova në Ugandë si punonjës i Energoprojektit nga Serbia, në pozicionin e asistentit financiar, dhe pas një viti u transferova në pozicionin e manaxherit financiar. Për tre vjet, mësova me të vërtetë shumë për kulturën e tyre dhe të kuptuarit e jetës. U çlirova nga paragjykimet me të cilat erdha në Afrikë. Pas kthimit në Serbi në tetor të vitit 2010, nuk m’u desh shumë kohë për të kuptuar se Afrika më kishte ndryshuar dhe se më mungon. Ato tre vjet në Ugandë ishin vendimtare që të vendosja që Afrika është vendi ku e shoh veten time në në planin afatgjatë.Kur e pashë se Nelt kërkon manaxher financiar për Angolën, nuk u mendova shumë. Aplikova më tepër për shkak të sfidave të cilat ofron vendi i ri afrikan, një gjuhë tjetër, shpërndarja si aktivitet dhe natyrisht, Nelt si një nga kompanitë serbe më të suksesshme.

 

FILLIMET NË ANGOLË…

Kur erdha në Angolë në nëntor të vitit 2011, Nelt ishte akoma një firmë e re në procesin e strukturimit. Falë ekipit të mirë që formuam, me Robert Jenovain në krye, dhe përkushtimit të të gjithë kolegëve, arritëm shumë shpejt që të arrinim rezultate pozitive, të vendosim procedurat dhe të vendosnim themele të mira për biznesin e mëtejshëm dhe zhvillimin e Nelt-it të Angolës. Kur keni ekip të mirë, mjedis dhe atmosferë të mirë pune, të shkuarit në punë ju jep kënaqësi dhe i përballoni më lehtë sfidat.

 

FUNDJAVËT ANGOLEZE…

Unë nuk kam shumë kohë të lirë pas punës gjatë ditëve të javës, dhe prandaj përpiqem që kohën time të lirë gjatë fundjavave t’a shfrytëzoj aktivisht. Gjëja më e rëndësishme për mua është që të kaloj kohën me familjen, dhe Angola ofron shumë mundësi për relaksim dhe argëtim. Këtu janë udhëtimet në plazhe, si në vetë qendrën e qytetit – në gadishullin Ilha do Cabo, ku ekziston edhe një numër i madh baresh, klubeve të nates dhe i restoranteve, ashtu edhe jashtë qytetit.

Shkuarja në peshkim është një nga aktivitetet e mia të preferuara në kohën e lirë, veçanërisht në Angolë ku deti është i pasur me peshk dhe nuk ka mundësi që të mos kthehem pa gjahun. Kuzhina angoleze është një nga të preferuarat e mia, sepse gjithmonë mund të gjeni peshk deti të freskët, karavidhe të freskëta, guaska. Përveç kësaj, edhe kuzhina portugeze është dominante, e cila është gjithashtu e shkëlqyeshme. Më duhet të pranoj se nuk më mungon ushqimi serb sepse ne mund të gatuajmë gjithçka që duam edhe në Angolë. Ne nga Serbia sjellim lakër për japrak, si dhe ajvar, të cilin miqtë tanë portugezë e adhurojnë, bëjmë byrek, pjekim mish derri në hell.

 

SHTËPIA…

Meqenëse gruaja dhe fëmijët e mi kanë qenë me mua, jeta në Angola ka marrë një kuptim tjetërTani e shoh Angolën si shtëpinë time. Nga Serbia më shumë më mungojnë miqtë dhe vëllai im dhe më vjen keq që ndonjëherë më duhet të humbas disa momente të rëndësishme në jetët e tyre. Pas 14 vitesh të kaluara në Afrikë, e kuptoj se ky ishte njëri nga vendimet më të mira që mora në jetën time. Mjedisi specifik i biznesit në Angolë dhe veçanërisht puna në Nelt Angolë kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin tim profesional. Jeta në Afrikë më ka ndihmuar që të çlirohem nga paragjykimet, të kuptoj më mirë dhe pranoj diversitetin dhe të piqem si person.