Ushqimi i sigurtë i përket të gjithëve

Nelt avatar Nelt 01.07.2021.

Author: Danijela Dragić, Quality Specialist Nelt Group

Sa herë na ka dhembur barku ose na ka ardhur për të vjellë dhe kemi menduar: “me siguri kam ngrënë diçka të keqe”?

Shpesh herë ne nuk jemi të vetëdijshëm se sa shumë rëndësi ka se çfarë hamë dhe çfarë pijmë, dhe kjo jo vetëm në kuptimin e përbërjes nutritive por edhe të sigurisë së shëndetit.

Në shekullin e 21-të, kur në planet jetojnë rreth 7,7 miliardë njerëz, është një sfidë e madhe që të prodhohet sasi e mjaftueshme e ushqimit e sigurtë për shëndetin.

Këtë sfidë e kanë njohur specialistët nga fusha e industrisë ushqimore që nga vitet 60-të, dhe me inisiativën e tyre Organizata botërore e shëndetit (WOH) dhe Organizata për ushqimin dhe bujqësinë (FAO) krijuan Codex Alimentarius Commision (bashkësi e standarteve ndërkombëtare dhe udhëzimeve për ushqimin, të cilat sigurojnë kualitet dhe siguri).

Për rëndësinë e krijimit të Codex Alimentarius-it më mirë e dëshmon rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e vitit 1985, ku ushqimi identifikohet si njëri nga tre prioritetet, të cilët janë me rëndësi esenciale për shëndetin e njerëzve dhe thekson veçanërisht se Codex Alimentarius është pika referuese bazë për pyetjet rreth ushqimit të sigurtë.

Codex Alimentarius Commision rekomandon HACCP (Hazard Analysis and Critical Control Point) si sistem, i cili duhet të sigurojë sigurinë në rregullsinë e ushqimit për nevojat njerëzore, në mënyrë të tillë që do të përcaktojë dhe do të vendosë kontrollin mbi pikat kontrolluese kritike në procesin “Nga fusha deri në tryezë”.

Konceptimet e para të sistemit HACCP lidhen me zhvillimin e ushqimit për astronautët në kuadrin e programit kozmik amerikan. Qëllimi i projektit ka qenë që për astronautët të prodhohet ushqimi plotësisht i sigurtë, pa praninë e mikroorganizmave patogjenë ose të toksinave të tyre.

Sistemi HACCP sot është sistem i njohur botërisht për sigurinë e ushqimit, të cilin e aplikojnë të gjitha industritë ushqimore por edhe të gjithë ata të cilët ndodhen në zinxhirin e përmendur.

Sot vlerësohet se 600 milion njerëz në botë, gati 1 në çdo 10 sëmuret pas ngrënies të ushqimit të kontaminuar, dhe çdo vit vdesin 420 000 prej tyre.

Nelt, si qendër distributive logjistike udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor, e njohu vendin e vet me zinxhirin e furnizimit dhe në harmoni me këtë implementoi dhe çertifikoi sistemin HACCP të njohur botërisht për kontrollin e sigurisë së ushqimit. Çdo ditë kemi përgjegjësi ndaj klientëve tanë por edhe për konsumatorët përfundimtarë që lëndët e para për industrinë ushqimore dhe për prodhimet ushqimore finale ti magazinojmë, transportojmë dhe ti shpërndajmë në mënyrë adekuate, në mënyrë që të sigurojmë sigurinë e ushqimit deri tek konsumatori përfundimtar.

Siguria e ushqimit nuk është diçka që i përket vetëm prodhuesit të ushqimit dhe nuk fillon e mbaron në industrinë ushqimore. Siguria e ushqimit është aspekt i rëndësishëm i përditshëm, pikërisht sepse ne e konsumojmë ushqimin çdo ditë. Rutina e përditshme, të cilën përshembull e përbën, larja e duarve para manipulimit me ushqimin, arrin sigurinë e saj. Është e rëndësishme që të gjithë ne që ndodhemi në zinxhirin e prodhimit, të përpunimit, distribuimit, por edhe si konsumatorë përfundimtarë, të kuptojmë domosdoshmërinë e respektimit të parimeve themelore të sigurisë së ushqimit në mënyrë që të parandalojmë dhe të pengojmë dukurinë e helmimit me ushqimin, ose në rastin e fundit, vdekjen e njerëzve.

Siguria e ushqimit na përket të gjithë neve, të cilët jemi konsumtorë të ushqimit dhe kemi të drejtën njerëzore bazë në disponueshmërinë e ushqimit të sigurtë dhe të rregullt. Për këtë shkak, ne në Nelt vazhdojmë çdo ditë që të punojmë në mirëmbajtjen dhe përparimin e sistemit tonë të sigurisë së ushqimit.