Dixhitalizimi i biznesit dhe raportimi në zinxhirin e furnizimit

Nelt avatar Nelt 15.06.2021.

Author: Velimir Marašević, Supply Chain Operations Development Manager

Në mjedisin bashkëkohor të biznesit është e dukshme tendenca e dixhitalizimit e të gjithave proceseve të biznesit. Nën dixhitalizimin e proceseve të biznesit nënkuptohet “përkthimi” i të gjitha ngjarjeve, operacioneve dhe e të dhënave, në formën dixhitale, përkatësisht forma me të cilën kompjuterat mund të merren vesh. Të dhënat mund të jenë të larmishme – të strukturuara ose jo, janë formuar me shpejtësi të madhe, në intervale të ndryshme (shpesh herë edhe në kohën reale), gjë që i bën shumë të ndërlikuara për analizën.

Zinxhiri i furnizimit (si sistemi i organizimit, njerëzit, aktivitetet, të dhënat dhe burimet të cilat janë përfshirë në lëvizjen e prodhimeve ose të shërbimeve nga prodhuesi deri tek konsumatorët) është i formuar nga një sërë e tërë hallkash, përkatësisht nga kompanitë ose sektorët të cilët në biznesin e tyre përdorin programe të specializuar të destinuar për optimizimin e proceseve konkrete të biznesit. Secili prej këtyre programeve të specializuara në punën e tyre përdor një nivel të larte te të dhënave të informacionit. Me qëllim të perceptimit të performancës të zinxhirit në tërësi, është e nevojshme që në një farë mënyre të bashkohen, të përpunohen, dhe të transformohen të dhënat prej çdo programi dhe të krijohet informacioni unik, i cili do te mundesoj per menaxhimin sjelljen më të shpejtë dhe më të lehtë të konkluzioneve të drejta në lidhje me kualitetin e operacioneve, shkallën e realizimit të treguesve kryesorë të përcaktuar të performancës (KPI), vështrim më të qartë të sukseseve të mëparshme dhe hartëzimi i trendeve, të cilat janë të mundshme që të shfrytëzohen për vendosjen e strategjive të reja të biznesit.

Pikërisht kjo është arsyeja kryesore për shkak të së cilës sektori i quajtur “Përsosmëria operative e Zinxhirit të furnizimit të Grupit Nelt” u kthye në drejtim të dixhitalizimit të mëtejshëm dhe automatizimit të proceseve të punës – nëpërmjet realizimit të projekteve të ndryshme si të Dorëzimit dixhital, përparimi i funksionalitetit të WMS-së, të krijimit të softuerit për optimizimin e rrugëve të dorëzimit dhe të shitjes dhe të ngjajshme, por edhe të zhvillimit të platformës analitike përkatëse për mbledhjen, bashkimin dhe përpunimin e informacioneve prej të gjithë softuerëve të specializuar, në qëllimin e vështrimit holistik të biznesit të Zinxhirit të furnizimit, dhe krijimin e mjeteve raportuese adekuate.

Për krijimin e raportimit adekuat është zgjedhur Bower Bl, aktualisht si një nga mjetet ushëheqëse në fushën e automatizimt të procesit të përpunimit e të dhënave dhe vizualimit interaktiv të rezultateve. Edhe pse realizimi i projektit të fundit të përmendur, popullarisht i quajtur LogRep (shkurtim i Logistics Reporting), do të zgjasë edhe disa vjet, hapat e para në këtë rrugë tashmë janë bërë, por ashtu siç thotë fjala e urtë e vjetër kineze “”Rruga prej 1000 milje fillon me një hap”.

Ndihmë shumë të madhe në këtë rrugë do të paraqesë përcaktimi strategjik i Grupit Nelt që të investojë në zhvillimin shtesë të sistemit për mbledhjen, ruajtjen, organizimin, verifikimin, përpunimin dhe menaxhimin me të dhënat, të cilat do të sjellin përfitime të mëdhaja si në vet Grupin Nelt, ashtu edhe në të gjitha partnerët e tij të biznesit – nga principalët deri tek blerësit, sepse me analizën e informacioneve që do të merren nga të dhënat, bashkarisht më mirë do të kuptojnë nevojat dhe sjelljen e të gjithë aktorëve në zinxhirin e furnizimit, por sidomos të konsumatorëve përfundimtarë. Kjo do të krijojë rastin për përcaktimin e strategjisë së përbashkët në krijimin e ofrimit të prodhimeve dhe të shërbimeve, të cilat në mënyrën më të mirë të mundshme do ti përgjigjen nevojave të konsumatorëve.

Udhëtimi ynë në botën dixhitale ka filluar shumë kohë më parë, kurse tani merr një dimension plotësisht të ri. I gëzohemi pa masë udhëtimit të mëtejshëm, sepse “destinacioni ynë kurrë nuk është vendi, por mënyra e re e vështrimit të gjërave” (Henry Miler).