Fokus i transformimeve dixhitale: Blerësi ka rolin kryesor

Nelt avatar Nelt 01.10.2019.

Author: Nikolla Qorsoviq, Drejtori Ekzekutiv për Strategji dhe Transformim

Transformimet dixhitale dhe përparimi në fushën e integrimit të teknologjive moderne duhet të shikohen prej tre perspektivave – perspektiva e blerësit, e proçesit dhe njerëzve në kompani. Kjo evolucionisht, udhëtimi shumvjeçar duhet të fillohet me vënien e blerësit në rolin qendror, me përshtatjen ne proçeset ekzistuese dhe modeleve të bërjes së biznesit, por përveç kësaj, në asnjë mënyrë nuk duhet të harrohet roli i të punësuarve dhe ndryshimi i domosdoshëm i ndërgjegjes dhe kthimi në vëzhgimin dhe në të kuptuarit e transformimit dixhital, i cili nuk është thjesht përdorimi i teknologjive të reja, por plotësisht princip i ri i punës dhe bërjes së biznesit.

Perspektiva e blerësit është në fokusin e transformimit dixhital. Përgjigjia në pyetjen “në çfarë mënyre mund t’i ofrojmë blerësit shërbimin me ndihmën e teknologjisë?” është pika qendrore dhe përfaqëson fillimin e udhëtimit dixhital dhe na ndihmon që të krijojmë zgjidhjen që t’i përshtaten nevojave të blerësit, e cila do t’a ndihmojë që të fitojë në konkurrencën e tregut. Për çdo ide, në të cilën në këtë kuptim mendohet, udhëzuesja duhet të jetë në radhë të parë ajo që është burim i vlerave për blerësin. Kurthi, të cilit duhet t’i shmangemi me çdo kusht është që të mos lejojmë që neve të na kthejnë nga rruga e drejtë zgjidhjet teknologjike dhe moderne me vlerat e diskutueshme për vetë blerësin.

PROÇESET MUND T’I VËREJMË NË KONTEKSTIN e evolucionit ose revolucionit të mënyrës në të cilën blerësit t’t ofrojmë shërbimin, përkatësisht se si ndryshimi i mënyrës së ofrimit të shërbimit të mbahet në proçeset që ndodhin në kompani. Përshembull, nëse proçeset ekzistuese përcjellin me efikasitet dhe në mënyrë efektive modelin tonë dixhital të biznesit dhe cilat janë ndryshimet e nevojshme që një model i tillë të japë potencialin e plotë në kuptimin e kualitetit dhe disponueshmërinë. Këtu duhet të shqyrtohet nëse kemi mundësi, duke përdorur zgjidhjet teknologjike të përparuara, përveç kësaj t’i bëjmë proçeset tona më efikase, si futjen e proçeseve të robotizuara për automatizimin e proçeseve manuale të thjeshta, ose me automatizimin e të gjitha segmenteve të biznesit (psh, automatizimi i biznesit të maganizimit). Në varësi të përgjigjes, pozitive ose negative, vetë proçeset do t’i ndryshonim plotësisht ose do t’ia përshtatnim modelit të ri të biznesit.

Roli i njerëzve në transformimin dixhital është kryesor për suksesin e tij. Kërkimet krahasuese tregojnë se ato kompani që fokusohen vetëm në rolin e teknologjisë dhe në modelin e biznesit në transformimin dixhital kanë më pak se 30% mundësi që transformimin t’a përfundojnë me sukses, në kuptimin e realizimit të rezultateve të dëshiruara. Arsyeja kryesore është kjo që thelbësisht nuk ndryshojnë kompanitë, por ndryshojnë njërëzit brenda tyre, dhe ky ndryshim është shpesh jo aq i shpejtë që të mbështesë aspektin teknologjik të transformimit dixhital. Ndërtimi i një baze të shëndetshme në kuptimin e kulturës organizuese është kyçi për transformimin dixhital të suksesshëm dhe për këtë gjithmonë duhet të kemi në mendje se cilat janë vlerat tona organizuese, se sa ato mbështesin ndryshimet dhe në çfarë mënyre i masim ato. Gjithashtu, pyetjet e rëndësishme ndaj të cilave duhet të kemi përgjigje gjatë hyrjes në transformim janë: si reflekton ndryshimi në mënyrën e të bërit biznes në drejtimin e efektit, si në ndryshimin e ndërgjegjes së individëve (mindset), në evoluimin e zotësive, por edhe në vet hipotezën organizuese të kompanisë.

TRANSFORMIMIT DIXHITAL DUHET T’I PARAPRIJNË PËRGATITJET GJITHËPËRFSHIRËSE. Në mënyrë që të jemi gati të fillojmë këtë udhëtim, është e domosdoshme që të veprojmë në sa më shumë segmente. Kur organizatës i paraqiten vlerat e qarta, është e nevojshme edhe të ripërcaktohet proçesi i drejtimit me efekt, në mënyrë që të theksohet ajo që është me të vërtetë e rëndësishme edhe shmangia e harxhimeve të kota të burimeve në atë që nuk sjell vlerën thelbësore. Pas kësaj është e nevojshme të ripërcaktohet kultura organizuese, dhe theksi i veçantë të vendoset në hyrjen proaktive dhe risinë si pjesë e DNA së saj. Gjithashtu është e nevojshme të ridizajnohet proçesi i rekrutimit, por në ofertën e trajnimit dhe të mësimit për organizatën ekzistuese të përfshihen edhe modulet për zhvillimin e mentalitetit të dëshiruar. Shembull i praktikës së mirë mund të jetë edhe lëshimi i mjeteve për bashkëpunimin dhe feedback në bazë të modelit lider të vërtetuar (i cili mund të jepet ose të kërkohet në çdo moment), si mënyra e dërgimit të mesazhit të qartë se zhvillimi personal kërkon punë dhe përpjekje konstante, dhe nuk është tema për të cilën diskutohet një herë në vit në brëndësi të proçesit formal të vlerësimit të efektit të punës.

Që të jetë i suksesshëm, transformimi dixhital duhet të shikohet gjithmonë si tregimi ku edhe pse ka fillimin, nuk ka fund të përfunduar, por vetëm episode të reja të cilat pasqyrohen në rishqyrtimin konstant të statusit quo, kërkimit të zgjidhjeve të reja dhe përparimit të proçesit ekzistues, duke mos lënë pas dore në asnjë mënyrë njerëzit, të cilët janë mbajtësit kryesorë të këtyre proçeseve, si edhe arsimimi shtesë konstant i tyre.