Fuqia e fjalës

Nelt avatar Nelt 17.12.2021.

Autor: Ana Pavlović, Internal Communications Specialist, Nelt Group

Sa vlen fjala? Përgjigjuni vetë.

Është e qartë se kompania komunikon me publikun, me klientët dhe partnerët, por prej nga edhe komunikimi INTERN? Kompania bisedon me veten e vet? Punonjësit komunikojnë ndërmjet tyre? Këtë sigurisht mund t’a bëjnë edhe pa ndonjë mjek specialist. Nëqoftë se prodhimi, shpërmdarja, shitja, logjistika e punëve konkrete, të cilat sjellin rezultate të dukshme, a do të thotë kjo se profesionet komunikuese janë abstraksione? Unë çdo ditë ndodhem në prodhim. Prodhoj fjalë. Nuk është e ndërlikuar. Ashtu siç e dini, me kompjuterët kjo është e kollajshme. Shtyp një fjalë, hartoj fjalinë, diçka kopjoj, diçka sajoj dhe ja teksti nga askund. Lëndët e para në formën e informacionit, idetë dhe dijet kryesisht i ruaj në memorien time, në memorien e kompjuterit ose në fletore, dhe nuk është nevoja që të rëndoj veten me magazinimin në regjime speciale. Një proces i thjeshtë i papërshkrueshëm.

Megjithatë, ky është vetëm fillimi. Është e lehtë të prodhohet, por nuk është e lehtë të shitet. Fjala ashtu si edhe cilido prodhim (përveç Plazmës ndoshta) kurrë nuk është njëra për gjithkënd. Prandaj ajo u përshtatet grupeve objektive të ndryshme. Ndonjëherë është formale dhe strategjike, ndonjëherë është moderne dhe rinore, ndonjëherë e thjeshtë, ndonjëherë e ndërlikuar, ndonjëherë vendase, ndonjëherë e huaj. Ndonjëherë është serioze, por ndonjëherë thjesht valavitet.

Dhe pastaj, këtu është dhe paketimi. Teksti i papërpunuar në word është si një ëmbëlsirë në celofan të zakonshëm. Por nëqoftë se e paketoni, e zbukuroni, e ngjyrosni, e personalizoni, i keni dhënë një vlerë të re. Shpesh herë më ndodh që më shumë kohë harxhoj në paketim se sa në prodhim.

Faleminderit universit në shërbimet VAS (CONOPS) sepse paketimet e modifikuara, promovuese, të kombinuara dhe të përbashkëta të fjalëve e ndryshojnë plotësisht kuptimin e tyre. Edhe unë i kombinoj, i ngjis, i zbukuroj dhe i shoqëroj.

Fjala ime udhëton në rrugë jo dhe aq konvencionale. Përmes hapësirës dhe kohës. Përmes kanaleve të dukshëm dhe të padukshëm. Nëpër korridore, shkallë, nëpër rrugë, nëpër rrugë kryesore, nëpër autostrada. Kalon kalimet kufitare. Kam shumë fat që kur dërgoj fjalën, nuk është nevoja që të përcjell procedurat importuese, nuk kam kontakt me doganimin dhe nuk më prekin masat transportuese covid të komplikuara.

Sa vlen fjala? Përgjigjuni vetë. Sa herë keni lexuar, kuptuar, sa herë keni imagjinuar, thelluar? Sa herë jeni gëzuar, keni qeshur? Sa herë e keni gjetur, por sa herë muk keni mundur as edhe të supozoni që atë fjalë e kam shruar unë? Sa herë e keni përsëritur atë fjalë, transmetuar, plotësuar, menduar, e keni përdorur si pikë fillestare për ndonjë mendimin tuaj, mesazhin, qëllimin, projektin.

Gëzohem që kam rastin të marr pjesë në prodhimin, në zinxhirin e furnizimit dhe të shpërndarjes së fjalës në Grupin Nelt. Gëzohem që fjalët sot shumë herë në ditë udhëtojnë me sukses nga Dobanovci deri në Maputo. Gëzohem që shpërndarja e fjalëve është bërë e rëndësishme ashtu si edhe shpërndarja e mallit. Gëzohem që fjala ka një rol të rëndësishëm në çdo ditën tonë, kur rrijmë bashkë ose jemi me kilometra të tëra larg.