Pranverë logjistike në Ballkan

Nelt avatar Nelt 01.06.2019.

Autori: Ivan Milićević, Logistics Business Development Manager

Majin e shënuan lajmet e mira kurse gjendja e transportit multimodal është treguesi më i mirë se ku jemi dhe nëse ecim në drejtimin e duhur të integrimit thelbësor me rrjedhjet globale, pa të cilat nuk ekziston as e tanishmja, as e ardhmja e ekonomisë në këtë vende.

Logjistika si termin është familjare për të gjithë, përdoret gjatë përshkrimit të aktiviteteve të ndryshme të veprimit njerëzor gati në të gjitha industritë dhe segmenteve të jetës. Është e rekomandueshme që në këtë moment kaq specifik, të shkaktuar globalisht në drejtimin e të gjithave të mëparshmet në historinë e re, që të kujtohet se si hyri në terminologjinë dhe në jetët tona. Në asnjë mënyrë tjetër, por nëpërmjet doktrinës ushtarake dhe gjuhës franceze cilën logjistikë përshkruan si aktivitet edhe disiplinën shkencore e cila merret me organizimin e lëvizjes, strehimin dhe furnizimin e njësive ushtarake në luftë edhe në paqe. Disi fjala e lashtë greke “logjistika”, që do të thoshte njohuri e llogaritjes, u transformua në termën e cila do të thotë zotësi të përdorshme dhe praktike, prej të cilave vareshin dhe varen edhe në vazhdim rezultatet e shumë ambicjeve në paqe dhe në luftë.

Nuk është e thjeshtë të dallosh ambicjet e sotme globale ku nevoja për dominimin kalon nga shprehja afirmative dhe kreative në shprehjen destruktive. Gjithsesi tema për disa biseda të mëtejshme por është e pamohueshme se nuk ka realizim me kualitet i qëllimeve pa logjistikë të mirë. Dmth., e njohur prej kohësh, por nuk ka rritje të ekonomisë pa logjistikë transportuese adekuate. E vërteta jetësore, e cila në vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht ka kuptim që të përsëritet përherë nga fillimi.

Ashtu si qëndrojnë punët, të pyetemi vetëm ne në Ballkan dhe të jetë në lojë ekonomia e pastër e këtij vendi gjërat do të ishin të paktën më ndryshe. Për fat të mirë ndodhemi në periudhën kur ambicia e aktorëve të mëdhenj globalë, aq sa ne jemi të aftë që të njohim, kanë manifestimin konstruktiv sipas temës të ekonomisë, me vetë këtë edhe të logjistikës të shteteve në Ballkan.

Dhe kështu në këtë moment kemi inisiativën e Tre deteve që u përkasin 12 anëtarëve të BE të vendosura midis Detit Adriatik, Detit Balltik dhe Detit të Zi. Në lojë janë edhe Austria, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Çekia, Sllovakia, Hungaria Letonia, Lituania, Polonia. Në thirrjen për mbledhjen e ardhshme të kësaj inisiative, Ljubljana nga 5 deri në 6 qershor, në pjesën e modulit transportues qëndron se infrastruktura me kualitet e trafikut është parakusht për sigurimin e lëvizshmërisë efikase dhe të qëndrueshme të njerëzve dhe të mallit. Shkruan ende se në kontekstin global, kjo është leva për demonstrimin e fuqisë politike, ekonomike dhe në mënyrë indirekte dhe kontrolli i pronës mbi nyjet transportuese me rëndësi strategjike është përgjigje ndaj problemeve të pashmangshme të sigurisë, politike dhe ekonomike. Diku do të gjeni se kjo inisiativë është në fakt platforma e përcaktuar nga ana e SHBA-së.

Në vazhdim, kemi inisiativën kineze Një rrip një rrugë me nënplatformën e saj inisiativa 16+1 e cila mbledh 11 shtete anëtare të BE dhe 5 vende të Ballkanit. Këtu, në këtë ekip janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia. Këtu thuhet se në brendësi të inisiativës, Kina përcaktoi tre prioritete potenciale të rajoneve për bashkëpunimin ekonomik: infrastruktura, të teknologjisë së lartë dhe të teknologjisë jeshile.

Komisioni europian ka platformën e saj të përcaktuar në 2011 nëpërmjet librit të bardhë me qëllimet e vendosura deri në 2050, të cilat janë të artikuluara nëpërmjet planit për vendosjen e rrjetit transportues multimodal trans europian të ashtuquajtur TEN-T deri në 2030. Gjashtë nga gjithsej 10 korridore kalojnë nëpërmjet Ballkanit, më saktë korridoret nr. 4, 5, 7, 8, 9, 10. Dmth., edhe BE na shikon si interesantë në shqyrtimin e të ardhmes transportuese të qëndrueshme.

Shkurtimisht, logjistika si edhe vetë Ballkani është temë e nxehtë, kërkuese në mënyrën financiare dhe kohore dhe interesante për të gjithë ata që pyeten globalisht për diçka. Por çfarë ndodh në realitet, kur të gjitha ato politikat e larta zbresin në tokë? Konkretisht, edhe një fokusim i vogël në çështjen kryesore, sa janë të përgatitura portet detare dhe ato të lumenjve, lidhjet hekurudhore nga portet në drejtim të tokës, qendrat multimodale brenda tokës? Pyes në të vërtetë për gjendjen e transportit multimodal sepse ai lidh të gjitha flukset e mallit që lëvizin nëpër oqeane dhe nëpër tokë dhe është një tregues i qartë se ku jemi dhe nëse ecim në drejtimin e duhur të integrimit thelbësor me rrjedhjet globale pa të cilat nuk ekziston as e sotmja, as e ardhmja e ekonomisë në këto vende, kurse planet më të gjera janë në lojë ashtu siç i shikojmë. Multimodal në këtë pjesë të botës? Kutia e Pandorës siç duket shumë mjerim dhe pak shpresë në fund. Realiteti ekzistues, mos të them e keqja janë përshkruar në shumë studime, e fundit me kualitet që e kontrolloi detajisht rajonin nga 2016 “WesternBalkansIntermodalStudy” (CityNet). Disa të ngjajshme janë shpallur, përshembull në blogun e Bankës botërore në maj të 2018-ës.

“Intermodalconnectivity in theWesternBalkans” të sponsorizuar nga ana e “Multi Donor Trust FundforMobilityandLogostics” të mbështetur nga ana e qeverisë autriake.

Ndërkohë ndodhin edhe disa gjëra të mira. Nëqoftëse sipas lajmeve nga muaji maj, shpresa nga kutia e Pandorës ende jep shenja jete. Data 27.05. këshilli mbikqyrës i shoqatës udhëheqëse europiane i klasterëve hehekurudhor (ERCI) vendosi që t’a pranojë në antarësimin e Hekurudhave Klaster të Europës juglindore (RCSEE), i cili mbledh kompanitë furnizuese të hekurudhave nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi. Me këtë më në fund është rrumbullakosur komplet vendi europian në të cilin vepron industria hekurudhore europiane.

Data 26.05. Porti i Rijekës deri në 2025 do t’a kalojë Koper. Informacioni kryesor është që në vazhdim është zgjedhja e koncesionerëve në periudhën prej 50 vjet për terminalin kontejner të ri Zagreb DeepSea. Gjithashtu COSCO e renditi Rijekën si zgjedhje të dytë të tij mbas Pireut.

Data 24.05. COSCO Shipping shpalli shërbimin e rregullt nëpërmjet portit të Rijekës në drejtim të terminalit të Nelt-it në Beograd duke lidhur Lindjen e Largët dhe Ballkanin duke shfrytëzuar hekurudhat. Ky është shërbim shtesë në marëdhënie me lidhjen e ngjajshme që kanë me Beogradin nëpërmjet portit të Pireut në Greqi. Data 23.05. Porti Ploçe: Një fillim i mirë i pazakontë i vitit. Të ardhurat në Q1 u rritën 32%, administrata e re dhe qasja strategjike e qartë e pronarit shumë serioz të shumicës të Enerije Naturalis. Ky port është porta detare e BeH.

Data 22.05. Shinat e reja të trenit të mallrave në Smederevë, Serbia do të lidhet me Portin Smederevë me korridorin hekurudhor 10. Ky është realizimi i planit të viteve tetëdhjetë, i rëndësishëm për ngarkesat masive që gjeneron uzina metalurgjike në Smederevë, kohët e fundit në pronësi të HBIS GROUP kinez.

Data 22.05. RailCargo Group në panairin Transport &Logistics në Mynih do të promovojë shërbimin TransFER lidhjen e rregullt hekurudhore midis terminalit Loxh në Poloni dhe terminalit Halkali në Stamboll, Turqi. Kjo lidhje mundëson lidhjen e qendrave të biznesit në Europën lindore, jugore dhe juglindore.

Maji premton. Kjo është pranverë që ne na duhet, pranverë logjistike në Ballkan.